Flash News

E-TJERA

Kushtetuesja e shpalli të paligjshëm kalimin në pronësi të bashkisë, Veliaj: Brenda 100 ditëve nisin ndërtimin e Teatrit Kombëtar

Kushtetuesja e shpalli të paligjshëm kalimin në pronësi

Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë ligjin special PPP dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, por sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, kjo Gjykatë i ka dhënë të drejtë bashkisë me vendimin e saj.

Sipas tij, ligji i shfuqizuar, ishte ndërprere më parë prej tyre, kur u vendos që Teatri i ri Kombëtar do të ndertohej me fondet e qeverisë dhe jo me PPP. Veliaj shprehet se brenda 100 ditëve do të nisë puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Ai sulmoi dhe anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit duke i quajtur klloun, mitoman, hajvan dhe gaztorë, teksa u pyet lidhur me akuzat e kësaj të fundit se ambasadori i Be-së, Luigi Soreca ka lobuar në favor të kryebashkiakut të Tiranës.

"Unë nuk hahem dot me gjithologët, janë të pakapshëm për mendjen time modeste. ishte një vendim për ligjin për PPP kur ne vetë e anuluam. Ai ligj special mbaroi së ekzistuari.  Ligji skadoi edhe prej afatit por edhe për faktin se ne vendosim ta bëjmë vetë. Gjykata i dha të drejtë bashkisë që mori vendimin për të prishur Teatrin. Do presim zbardhjen e lejes nga KKT, do respektojmë procedurat dhe besoj në 100 ditë do të nisimin punën për Teatrin e ri Kombëtar.

Teatri do bëhet, pyetja është sa kllounë do bëhen. Unë nuk kthehem nga misioni për modernizimin e qytetit. Kryeministri Rama është 100 % i vendosur për t’i shkuar deri në fund projekteve. Këshilla ime për çdo lloj klouni që del e merr aventura, teatri do bëhet. Mund të na vonojnë, por nuk do na ndalojnë. Nuk ka asnjë pengesë për të bërë një teatër modern, si po bëjmë piramidën, siç po bëjmë punimet te Astiri.

Çdo lloj mitomani që merr mikrofonin, meriton të ketë vëmendje publike sot? Jam i përgjegjshëm për ata që më përfaqësojnë. Kë artistë, mua kjo zonjë s’më duket artiste, më duket një mitomane e dënuar për mashtrim me vendim gjykate.

Çdo hajvan, mitoman, klloun që kërkon të nisë luftë me ambasandën amerikane meriton të ketë mikrofon. Ndaj ku je kë përfaqësoni. Jo çdo kllou meriton mikrofon. Të tillë gaztorë unë kam takuar pafund. Cdo projekt i ri prodhon njerëz edhe më qesharakë. Ky është projekti ynë i 100 në bashkinë e tiranës, ndaj këto historitë me pushtim ambasadash janë të denjë për filma me sherifa, që nuk i shërbejnë Shqipërisë së 2021. Teatri do bëhet dhe do fillojmë punën shumë shpejt.” tha Veliaj për News 24.

Ndarjen në votim të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese mbi Teatrin, kryebashkiaku e komentoi si një ‘qokë politike’ të tyre ndaj presidentit të Republikës.

“Kushtetuesja nuk ishte unanime, ne kishim shumicën por e kuptoj edhe ca në minorancë, i kuptoj detyrimet politike ndaj presidentit. I mirëkuptoj, por iu bëj apel: Do i rrisni fëmijët në Shqipëri, do i çoni në një teatër tallashi, apo ne nje vend ku te shkosh si zoteri? Vendimet e tyre nuk janë vetëm qoka politike. Viti i ri do ta gjejë Tiranën të paktën me një kantier teatri të ri.” tha Veliaj.

Të fundit