Flash News

E-TJERA

"Kutia e Pandorës është hapur”, Prokuroria kërkon sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve online në 3 shtete

"Kutia e Pandorës është hapur”, Prokuroria kërkon

Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje pas sulmeve kibernetike që goditën sistemet në vend dhe bënë që të dhënat sensitive të qytetarëve të aksesueshme.

Organi i akuzës ka kërkuar sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve online në tre shtete, Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe Rusi.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria thotë se nga veprimet hetimore, ka rezultuar se faqja “HomelandJustice” që publikon të dhënat shqiptare ka IP pikërisht ne keto tre shtete.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se: Si pasojë e mos aksesimit, autorët e sulmit kibernetik hapën një faqe tjetër e cila u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e të dhënave që janë vjedhur.

Në ditët në vijim dhe aktualisht nga kjo faqe si edhe nga llogaritë nga aplikacionet e komunikimeve në internet si Telegram etj, po postohen dokumente të Policisë së Shtetit të cilat përbëjnë sekret hetimor.

Postimi i të dhënave, të cilat dyshohen të jenë të hakuara dhe të kopjuara nga sulmi kibernetik i ndodhur ndaj sistemeve kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemeve kompjuterike të Ministrisë së Brendshme, kryhet nga faqja online me emërtimin “HomelandJustice”.

 

 

Të fundit