Flash News

E-TJERA

Kuvend/ Mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat për anëtarin e bordit të RTSH-së, rrëzohet kandidatura e Arta Mandros në KLP

Kuvend/ Mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat për anëtarin e

Miratimi për anëtarin e Bordit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar ka bashkuar për herë të parë në këtë sesion në votim mazhorancën dhe opozitën.

Ata kanë votuar me 97 vota pro nga PS dhe PD, 5 vota abstenim dhe 5 vota kundër për të miratuar si anëtar bordi Edmond Tullumanin.

Gjithashtu, në seancën e sotme u vendos me 101 vota pro shtyrja e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale deri më 21 tetor, u miratua me 105 vota pro projektligji për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi organizatën ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim.

Ndërkohë, kandiatura e Arta Mandros për anëtare të KLP u rrëzua pasi nuk u arrit shumica e kërkuar, pasi mori 71 vota pro nga 84 që duhen. Gjithashtu 72 vota pro shkuan për  Petraq Likën, i cili u zgjodh anëtar i bordit të ERE.


 

Të fundit