Flash News

E-TJERA

Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës për Butrintin, Kalaja: E turpshme! Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës për Butrintin, Kalaja: E

Aktivisti Aulon Kalaja e ka cilësuar të turpshme rrëzimin në kuvend një ditë më parë të dekretit të presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.  

Në një intervistë për Ora News, Kalaja është shprehur se këtë çështje do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ne e prisnim rrëzimin e “Butrintit” në Kuvend. Janë dy data të zeza tanimë më në historinë e Shqipërisë përsa i përket trashëgimisë kulturore ose asaj që quhet identitetit të saj, bëhet fjalë për datën 23 Maj dhe data e djeshme 14 Korrik. Janë dy veprime të turpshme që e dhanë Butrintit me koncension.

Unë mendoj se kjo betejë nuk ka përfunduar. Ne e dinim se çfarë do të bënin këta. Presidenti e kthehu këta e votuan.  Ne e dinim që me deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se Iliri do ta kthejë e ne do ta votojmë. Dy kanë qenë linjat tona që në krye të herës.

Ne kemi një xhevahir në dorë, që është dekreti I Metës, por kemi dhe argumente të reja. Do të bashkojmë të gjithë argumentet dhe do i drejtohemi Gjykatës. Përfaqësimi jonë do të jetë shumë dinjitoz. Nuk jepet historia me koncension. Këta janë çmendur fare”, u shpreh Kalaja.

Të fundit