Flash News

E-TJERA

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për “karrierën ushtarake”, miratohet ndryshimi i emrit të bashkisë së Urës Vajgurore

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për “karrierën

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Meta për ligjin për “Karrierën ushtarake” në përfundim të seancës së sotme parlamentare. Dekreti i kreut të shtetit u rrëzuar me 83 vota kundër dhe 10 abstenim.

Meta e ktheu ligjin “Për karrierën ushtarake në FA” me arsyetimin se dekurajon arsimimin e të rinjve dhe nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe “pa shkollë”. Mes Presidencës dhe Qeveris% ka një përplasje prej kohësh diuke bërë që shumë ligje kreu i shtetit t'i kthejë për rishqyrtim, por dekretet e Metës janë rrëzuar në Kuvend

Në seancën e sotme plenare, deputetët gjithashtu kanë miratuar me 92 vota ndryshimet në projektligjin për 'Gardën e Republikës' dhe me 88 vota ndryshimin e emrit të Bashkisë së Urës Vajgurore në Bashkia Dimal.

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për “karrierën

Të fundit