Flash News

E-TJERA

Kuvendi rrëzon kandidaturën e Florian Bjanku për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Kuvendi rrëzon kandidaturën e Florian Bjanku për anëtar

Kandidatura e Florian Bjankut për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës është rrëzuar sot në Kuvend.

Kandidatura e tij nuk mori shumicën e cilësuar të votave në Kuvend. Kështu, 29 deputetë votuan pro, 69 abstenuan dhe 4 votuan kundër.

Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla komunikoi se çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një kandidaturë të re.

 

Të fundit