Flash News

E-TJERA

Ky është viktima e atentatit mafioz në Krujë

Ky është viktima e atentatit mafioz në Krujë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Larushk të Krujës, ku u qëllua me armë zjarri drejt banesës së Gentjan Bejtjas.

Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino si dhe u plagos djali i Bejtjas, Alvi Bejtja.

Gentjan Bejtja dyshohet të ketë qenë shënjestër e vrasësve.

Viktima që ndodhej në oborrin e banesës së kunatit ka humbur jetën në spital, ndërsa i mituri është nën kujdesin e mjekëve.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autor/ëve.

 

Të fundit