Flash News

E-TJERA

Ky është 22-vjeçari që u plagos mbrëmjen e djeshme te Komuna e Parisit

Ky është 22-vjeçari që u plagos mbrëmjen e djeshme te

I riu që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit është identifikuar si Redi Balla. Në media kanë dalë dhe fotot e të riut, i cili pozon pranë makinave të shtrenjta.

22-vjeçari u qëllua me armë zjarri brenda makinës së tij, të parkuar në një lulishte në këtë zonë. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tentativa për vrasjen e të riut ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa autorët ende nuk janë kapur. Zona ku ndodhi ngjarja rrethohet nga biznese me kamera të shumta sigurie, çka mund të ndihmojnë me zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorit. 

"Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit", bëri me dije policia.

Ky është 22-vjeçari që u plagos mbrëmjen e djeshme te

Ky është 22-vjeçari që u plagos mbrëmjen e djeshme te

Ky është 22-vjeçari që u plagos mbrëmjen e djeshme te

Të fundit