Flash News

E-TJERA

Ky është 30-vjeçari që mbeti i vrarë si pasojë e konfliktit të pronësisë, kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia

Ky është 30-vjeçari që mbeti i vrarë si pasojë e
Romeo Hasalla

Personi që shihni në foto është Romeo Hasalla, i cili mbeti vrarë mëngjesin e sotëm në Lushnjë, pas një konflikti pronësie me kushërinjë e tij të parë. Gjithashtu mbetën të plagosur edhe dy vëllezërit dhe babai i 30-vjeçarit.

Autorët e kësaj ngjarjeje, vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla janë shpallur në kërkim nga policia. Romeo Hasalla ishte babai i dy fëmijëve të mitur dhe jetonte e punonte në Greqi. Ai kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer në vendlindje, ku humbi dhe jetën.

Konflikti për një truall kishte vite që ekzistonte, por sot degjeneroi në përdorimin e armës së gjahut, duke lënë të pajetë një të ri dhe plagosur tre të tjerë.

 

Të fundit