Flash News

E-TJERA

Ky është autori që vrau bashkëshorten në Maliq

Ky është autori që vrau bashkëshorten në Maliq

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Maliq ku një 46 vjeçare është vrarë dhe është hedhur nga bashkëshorti i saj në një gropë pranë banesës së tyre.

Ndërkohë është publikuar foto e autorit që ka kryer këtë krim të rëndë Gjergji Mullalli, i cili pas krimit është larguar dhe është në kërkim nga policia.

Ndër të tjera mësohet se çifti kishte tre fëmijë, dy vajza të martuara që jetonin jashtë dhe një djalë 20 vjeç që ndodhet këtu.

Sipas informacioneve autori punonte në ndërtim dhe dyshohet se ishte konsumues i alkoolit, ndërsa viktima në një rrobaqepësi në Korçë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ku në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, 46 vjeçarja Luiza Mullalli dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti saj.

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë dhe kapjen e autorit.

 

Të fundit