Flash News

E-TJERA

Ky është delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në varrimin e Papa Franceskut

Ky është delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë

Vatikani ka njoftuar se ceremonia e varrimit të Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale, në Sheshin e Shën Pjetrit.

Trupi i Papa Françeskut do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit mëngjesin e së mërkurës, në orën 09:00, ku do të qëndrojë deri në ditën e varrimit, për t’u dhënë mundësi besimtarëve dhe publikut të bëjnë nderimet e fundit.

Ndërkohë, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka treguar se nga kush do të përbëhet delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

“Delegacioni zyrtar që do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut dhe që do të përfaqësojë kishën tonë lokale, do të përbëhet nga: Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult-it dhe Sh.T. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës-it”, thuhet në njoftimin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Aktualisht, arkivoli i tij ndodhet në kapelën e rezidencës Santa Marta – vendi ku Papa jetoi gjatë gjithë papatit të tij 12-vjeçar.

Të fundit