Flash News

E-TJERA

Ky është shqiptari që vrau bashkatdhetarin e tij në Selanik

Ky është shqiptari që vrau bashkatdhetarin e tij në Selanik

Policia e Selanikut ka identifikuar vrasësin e 50-vjeçarit shqiptar. Sipas shtypit grek, autori është me origjinë nga Shqipëria dhe është i njohur për policinë greke për disa vepra penale.

Ai eshte Shpëtim Bajrami, i datëlindjes 1973. Automjeti i markës “Pegueot” me targë NKN 5671, është pronë e bashkëshortes së tij Elena Thanas Kurti e datëlindjes 1975 dhe për të cilën nuk dihet për momentin nëse është gjendur në banesë për t’u marrë në pyetje prej agjentëve apo është në kërkim së bashku me bashkëshortin e saj, i cili është edhe autor i dyshuar i vrasjes.

Kujtojmë që krimi  i rëndë ndodhi dje rreth orës 13:00 pranë një pike karburanti në Selanik. Viktima dhe autori kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi.

Mes tyre nisi një përleshje. Arsyet e sherrit nuk dihen, por autoritetet greke dyshojnë se mund të lidhet me probleme financiare.

 

Të fundit