Flash News

E-TJERA

“Ky është varr për neve", vlonjatët të revoltuar pas transferimit të Kadastrës: Tani do jetë më zi

“Ky është varr për neve", vlonjatët të

Vendimi për transferimin e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët.

Banorët shprehen se ky ndryshim do të komplikojë edhe më shumë procesin e trajtimit të dosjeve të pronësisë, të cilat prej vitesh kanë mbetur pa zgjidhje.

Sipas tyre, largimi i institucionit nga qyteti do të sjellë kosto shtesë financiare, udhëtime të shpeshta drejt kryeqytetit dhe një mungesë totale komunikimi me administratën.  

Një prej banorëve i revoltuar shprehet se ky vendim është “një varr”.



Ky është varr për neve, për Vlorën. Kemi 10 apo 15 vite me dokumente dhe nuk na shërbejnë. Jemi kundër largimit të Kadastrës, edhe pse këtu nuk marrin informacione dhe nuk na përfaqësojnë, tani do jetë edhe më keq, do jetë më zi, më skëterrë fare. Ne do vijmë, duam pronat, ku do i lëmë, se na thotë e fëmija kaq vite pa dokumente, turp, turp i madh. Ne jemi për të sheshi i flamurit”, shprehet ai, shkruan Panorama. 

“Ky është varr për neve", vlonjatët të

Ka nga ata banorë që shprehen përsëri pesimistë, pasi si në Vlorë, ashtu edhe në Tiranë, zgjidhje për ta nuk do ketë për çështje pronash, pasi zvarriten prej vitesh.

“E kam marrë vesh, por unë kam një jetë me dokumente, 30 vite, miliona lekë dhe asnjë zgjidhje, si këtu si atje, unë nuk po marr zgjidhje”, thotë një prej banoreve.

“Ky është varr për neve", vlonjatët të

Banorët kërkojnë rishikimin e vendimit dhe një angazhim konkret nga institucionet për të garantuar trajtimin e drejtë dhe të shpejtë të çështjeve të pronësisë.

Të fundit