Flash News

E-TJERA

"Kyçet" dera e PD-së në Shkodër/ Anëtari i kryesisë: Dega s'është pronë private, përçarja po induktohet nga Basha

"Kyçet" dera e PD-së në Shkodër/ Anëtari i

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Gjini ka denoncuar se selia e demokratëve në Shkodër është kyçur. Ai ka publikuar një foto, ku duket se derës i është vendosur dryni.

Gjini i ka bërë thirrje kryetarit të degës së PD-së në Shkodër,  Xhevdet Amuli të “distancohet nga kjo lajthitje” pasi dega nuk është pronë private. Ai akuzon kryedemokratin se po nxit përçarje mes demokratëve.

"Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp!"-shkruan ndër të tjera Gjini.

"Kyçet" dera e PD-së në Shkodër/ Anëtari i

Të fundit