Flash News

E-TJERA

“La Repubblica” kryqëzon Melonin për kampet e refugjatëve: Po luan prestigjin e saj ndërkombëtar

“La Repubblica” kryqëzon Melonin për kampet e

Anija “Libra” me 16 emigrantë e parë të kapur në brigjet e Italisë, është ankoruar në brigjet e Shëngjinit. 10 prej tyre janë nga Banladeshi dhe 6 të tjerë nga Egjipti. Filllimisht, u raportua se do të jenë 200 refugjatë që do të vendoseshin në kampet e Shqipërisë, por sot mbërritën vetëm 16.

Media e njohur italiane “La Repubblica” shkruan se emigrantët do të mund të shohin disa katrorë qiell nga hekurat, duke nënkuptuar se kemi të bëjmë me një strukturë të ngjashme me burgun.

“Dhe gjithashtu pjesë të vogla të kodrave të gjelbra me pisha dhe shkurre mesdhetare që shohin nga Gjadri, fshati shqiptar ku tani ndodhet qendra e parë e paraburgimit në një tokë të huaj në historinë e Republikës sonë”, shkruan “La Repubblica”.

Media italiane kryqëzon edhe kryeministren e vendit, Giorgia Meloni për arritjen e marrëveshjes me Edi Ramën, duke theksuar se Meloni “po luan me gjithë prestigjin e saj ndërkombëtar” për ndërtimin e kampeve dhe strehimin e emigrantëve të paligjshëm, që tentojnë të hyjnë në Itali me varka të vogla.

“Misioni 800 milionë euro për të cilin kryeministrja po luan gjithë prestigjin e saj ndërkombëtar, modeli që do të dëshironte të eksportonte në Europë, aktualisht përfshin njëqind e pesëdhjetë agjentë dhe ushtarë, të koordinuar nga ambasada në Tiranë dhe nga një drejtues i policisë së shtetit.
Një drejtësi në distancë e përbërë nga salla të destinuara për intervista me avokatë, televizorë të varur me të cilët mund të lidhesh me prokuroritë e Romës dhe të procedohet. Dhe shfajësim ose dënim pa shkelur kurrë në tokën e premtuar”, shkruan më tej media italiane.

Të fundit