Flash News

E-TJERA

Laboratori i kokainës, ja kur caktohen masat e sigurisë për 10 të arrestuarit

Laboratori i kokainës, ja kur caktohen masat e sigurisë për 10

Mbrëmjen e një premtes një operacion i drejtuar nga SPAK u finalizua me zbulimin e një laboratori kokaine, ndërsa u arrestuan 10 persona, 3 prej të cilëve shtetas të huaj.

Seanca për caktimin e masave të sigurisë do të nisë në GJKKO rreth orës 09:30 të së hënës.

SPAK deklaron se sekuestroi 48 tonë, të tretur në 850 lëkurë të kriposura që ishin importuar në Shqipëri. Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurë e gjethëve udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar 3 shtetas të huaj, dhe konkretisht kolumbiani Hiulen Narvarez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano nga Venezuela.

Referuar të dhënave shtetasit e huaj bënin ndarjen e lëndës narkotike nga lëkurat e bagëtive.

Në operacionin e drejtuar nga SPAK u përfshi edhe agjenci të huaja, ndërsa ende nuk dihet sasia totale e kokainës, e sjellë përmes lëkurëve të bagëtive në dy ngarkesat, të shtatorit dhe nëntorit.

Të fundit