Flash News

E-TJERA

Laboratori kokainës/ Zbardhen përgjimet e zyrtarit të PS me agjentin doganor: Ka sjell çuni një maune me pleh

Laboratori kokainës/ Zbardhen përgjimet e zyrtarit të PS me

Zbardhet një pjesë nga përgjimet e aksionit për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Në emisionin “Në shënjestër” të gazetares Klodiana Lala kanë dalë përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal.

Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Çervanaku, që si ish-efektiv policie, duket se kishte ruajtur më së miri lidhjet e tij në polici.

Lidhje të cilat dalin edhe në përgjime, teksa ai flet vazhdimisht me efektivë në detyrë të policisë së Shtetit por edhe agjentë të doganës. Të cilët do t’i mundësonin atij kalimin pa probleme të mallit, në këtë rast kokainës të fshehur në pleh.

Një prej përgjimeve është edhe ai midis Viktor Çervanakut dhe një efektivi policie në kohën kur malli ndodhej ende në portin malazez të Tivarit. Ku Çervanaku, kujdeset që efektivi i policisë, të mbyllte problemet që Nikolin Gjolena kishte me ligjin.

Gjolena, i njohur ndryshe me nofkën ‘Lushnjari’ apo ‘Lushi’ që siç do të shikoni më poshtë, rezulton të jetë porositësi kryesor i mallit dhe njeriu që mbante lidhjet me kolumbianët dhe bosët shqiptarë të drogës që ndodheshin atje.

Në përgjimin e datës 10 Gusht 2022, Viktor Çervanaku i dërgon mesazhe një efektivi policie ku ndër të tjera e pyet: O shok a fole më atë, që t’ja bëjmë nderin deri në fund?

Duke nënkuptuar nderin që do t’i bënte Gjolenës.

Po atë mbrëmje, Viktori i shkruan sërish në darkë punonjësit të policisë dhe ai i përgjigjet: Do flas nesër, çfarë ka bërë.

Por ndërsa Viktor Çervanaku kujdesohet që personi i rëndësishëm për ngarkesën, Gjolena, të mos ketë probleme me policinë me të ardhur në Shqipëri, paralelisht ai merr masat që ngarkesa të dalë pleh organik.

Për këtë arsye ai kapet në përgjim teksa flet me një agjent doganor. Me qëllim që analizat të dalin ashtu siç duhet dhe të plotësohet njëkohësisht dokumentacioni përkatës

Përgjime 22 Shtator 2022

Viktor Çervanaku komunikon me një agjent doganor

V.Ç-Kam marrë një maune me pleh, a do ta bëjmë atë analizën e plehut.

Agjenti Doganor: Kujt plehu?

V.Ç: Po ka prurë çuni një maune me pleh nga jashtë.

Agjenti Doganor: Ou? Po për ça e përdor çuni?

V.Ç : E, do i bëjmë analizën

Agjenti Doganor: Aaa ta shesi!!

V.Ç: Për ullinj, ta shesi, është pleh i mirë, është kështu fertilizant, pleh shumë i mirë,

Agjenti Doganor: Ca thua ore? I madh je! Hahaha.

V.Ç: Ee, po ça të bëjme ore. Hajt tua hedhim atyre ullinjve, ta shesi pjesë-pjesë, ka prurë shumë ai, ka prurë 22 ton, ee.

Agjenti Doganor: Ou paska prurë shumë….

 

Të fundit