Flash News

E-TJERA

Lahuta shpallet zyrtarisht pasuri e UNESCO-s

Lahuta shpallet zyrtarisht pasuri e UNESCO-s

Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërjes së lahutës është zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë shpirtërore të UNESCO-s, duke shënuar një prej arritjeve më të rëndësishme për kulturën shqiptare.

Ky element unik i identitetit kombëtar, i ruajtur ndër shekuj në krahinat veriore dhe më gjerë, nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava e Gucia, mori sot njohjen ndërkombëtare që e vendos në qendër të vëmendjes botërore.

Lahuta dhe Eposi i Kreshnikëve, të përcjella brez pas brezi nga lahutarët, mbartin vlerat thelbësore të kulturës shqiptare: trimërinë, qëndresën, besën, nderin dhe mikpritjen. Përmes këtyre këngëve epike dhe baladave, është ruajtur një memorie e gjallë historike dhe shpirtërore e popullit të veriut.

Ky sukses është rezultat i një procesi kërkimor të gjatë e të përkushtuar, të udhëhequr nga studiuesit Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge. Puna e tyre shkencore, e kombinuar me sesione komunitare dhe kërkime në terren, u konkretizua në një dosje të standardeve më të larta të UNESCO-s, e dorëzuar në muajin mars 2024.

Procesi u mbështet nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të marrëveshjeve për përgatitjen e dosjeve të trashëgimisë jomateriale shqiptare.

Të fundit