Flash News

E-TJERA

"Pazari 5 mln €", Berisha: Dumani shkon me eskortë te shtëpia e Kreshnik Farrukut

"Pazari 5 mln €", Berisha: Dumani shkon me eskortë te

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një tjetër mesazh të një qytetari dixhital i cili pretendon se kreu i SPAK, Altin Dumani ka shkuar sot me eskortë në shtëpinë e Kreshnik Farrukut në Manzë. 

Sipas Berishës ky takim vjen një ditë pas denoncimit të tij për mediat ku u shpreh se Dumani ka marrë 5 milionë euro për të falsifikuar dosjen dhe për të liruar Kreshnik Farrukun nga burgu, i akuzuar për një sërë veprash penale.  

Postimi i plotë i Berishës 

Breaking News.
Qytetari dixhital informon:
Se Altin Troplinin sot në mëngjes me një eskortë të madhe ka shkuar në Manzë, aty ai vetëm me shoferin është ndarë nga eskorta dhe ka shkuar në shtëpinë e Kreshnik Farrukut për të cilin qytetari dixhital e denoncoi se ka marrë 5 milionë euro për të falsifikuar dosjen.

Të fundit