Flash News

E-TJERA

"Lak në qafë", Conte: Pse marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë është e dështuar

"Lak në qafë", Conte: Pse marrëveshja për

Presidenti i Lëvizjes '5 Yjet' Giuseppe Conte e ka cilësuar të dështuar marrëveshjen për emigrantë me Shqipërinë, ende pa u vënë në zbatim. 

Marrëveshja me Shqipërinë është e dështuar, sepse ne do të shpenzojmë gati një miliard për dy qendra pritëse ku do të çohen emigrantët me shpenzimet tona. Këta emigrantë do të qëndrojnë atje për një ose dy muaj dhe më pas do të vijnë në Itali”, tha Conte duke folur në 'Rai Tre'. 

"Pakti i Stabilitetit që Meloni e miratoi pa thënë asnjë fjalë, do të jetë një lak në qafë, sepse do të na çojë përfundimisht në shkurtime prej 13 miliardë lekësh në vit, që qeveria nuk do t’i marrë nga bankat apo armët, por “nga arsimi, nga shëndetësia, nga politikat e punës”, tha kryetari i Lëvizjes 5 Yjet. 

 

Të fundit