Flash News

E-TJERA

Lala: Ahmetaj, i përfshirë në afera me 'bekimin' e Ramës

Lala: Ahmetaj, i përfshirë në afera me 'bekimin' e

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje në lidhje me hetimin ndaj ish zv.kryeministrit Arben Ahmetajt.

Lala ka deklaruar në Syri tv se Ahmetaj dhe personazhe të tjera politike të akuzuar për korrupsion, janë të përfshirë në këto afera me ‘bekimin’ e kryeministrit, dhe si pasojë mund të rezultojë fatale për të prononcimi i Ahmetajt.

“Pavarësisht se nuk pranohen publikisht unë mendoj që ka patur, ka dhe do të ketë në orët në vijim negociata dhe diskutime sepse duhet të kemi parasysh që Arben Ahmetaj nuk është një peshë e lehtë por është një personazh i cili ka mbajtur poste shumë  të rëndësishme në qeverinë Rama 1 dhe Rama 2. Ka shkuar deri në postin e rëndësishëm si zëvendës kryeministër  dhe sigurisht numri 2 i qeverisë që do të thotë nëse ai vendos të flasë mund të marrë shumë me vete.

Duhet të kemi parasysh këto ishin katër ishin faqet dosjes e dosjes, që do të thotë vetëm 10% çfarë prokuroria disponon.  Janë  materiale të jashtëzakonshme të cilat përfshijnë edhe emra të tjerë të politikës, biznesit dhe jo vetëm.

Çka do të thotë që patjetër janë të interesuar që të flitet sa më pak për këtë çështje  gjithashtu edhe mos të marrë mërinë  apo inatin e zotit  Ahmetaj  që ai të jetë të nesërmen një person i penduar.

 Uroj që njerëz të tillë që kanë pasur një peshë të tillë politike të flasin sepse  do të kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur në këtë aferë, sepse unë vazdhojë ti qëndrojë mendimit që përtej zotit Bllako apo zotit Ahmetaj e zotit Koka që nuk janë të vetmit të përfshirë në këtë histori korruptive, por besoj që kjo histori është bërë me bekimin e kryeministrit”, u shpreh Lala.

Të fundit