Flash News

E-TJERA

Lala: Dosja e AKSHI-t mund të rrëzojë qeverinë Rama

Lala: Dosja e AKSHI-t mund të rrëzojë qeverinë Rama

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK lidhur me skandalin e AKSHI-t, ku janë vendosur edhe masa sigurie dhe janë sekuestruar rreth 40 milionë euro pasuri.

E ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, Lala deklaroi se kjo dosje, sipas saj, përbën një nga hetimet më të rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme duke paralajmëruar se mund të rrëzojë qeverinë ‘Rama’.

“Dosja e AKSHI-t është një dosje që mund të rrëzojë qeverinë. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Është një kapje e shtetit nga një grup i strukturuar kriminal, jo vetëm për faktin se paracaktoheshin tenderat në AKSH, por për mënyrën se si bashjëpunonte ky grip kriminal, se si pastroheshin paratë apo se si rrëmbeheshin biznesemenët, apo të tjerë frikësoheshin. Kështu që, në këtë aspekt, ndoshta është dosja më e rëndësishme që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hetuar ndonjëherë. Pse e them këtë gjë? Sepse bëhet fjalë për një institucion shtetëror, një institucion i cili sigurisht menaxhonte një buxhet të rëndësishëm sa i përket parave të taksa paguesve shqiptarë. Kishte të dhëna sensitive që kishte AKSHI. Të sistemit të drejtësisë dhe bankave”, tha Lala.

Të fundit