Flash News

E-TJERA

Lala jep detaje për vrasjen e 14-vjeçarit: Babai i personit të 5-të në ngjarje, hetues në BKH

Lala jep detaje për vrasjen e 14-vjeçarit: Babai i personit të

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

E ftuar në News 24, Lala tha se rezulton se dy grupe fëmijësh janë përleshur me njëri-tjetrin. Ajo tha se edhe Martini, edhe autori i krimit kanë qenë të shoqëruar nga persona të tjerë, bashkëmoshatarë. Lala deklaroi se shoku i autorit të dyshuar të ngjarjes është djali i një hetuesi të SPAK. 

Klodiana Lala: Çdo prind duhet t’i bashkohet protestës. Pas vrasjes së Martin Canit, po mbahen nën vëzhgim ambientet e jashtme të shkollave. Fatkeqësisht, që të bëhej kjo, duhet të ndërronte jetë një 14-vjeçar. Mendoj se reagimi është me vonesë. Ka çdo ditë konflikte në shkolla, situata është alarmante. Protesta për vrasjen e adoleshentit nuk duhet të jetë me ngjyrime politike. Nëse një mësues del te protesta, të nesërmen nuk është më në punë. Mësuesit frikësohen të dalin në protestë.

Në ngjarje kanë qenë 5 persona. Martin Cani, ka qenë me Luizin dhe me djalin e tezes. Vrasësi i dyshuar ka qenë me një mikun e tij, që nuk është ndaluar nga policia, pasi rezulton se nuk është përfshirë në ngjarje. Janë përleshur dy grupet e fëmijëve. Shoku i autorit të dyshuar rezulton se është djali i një hetuesi të BKH, pranë Prokurorisë së Posaçme. Grupi i hetimit ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur autor të dytë në ngjarje. Por çështja po hetohet. Me akt-ekspertimin do arrihet në përfundimin sesa thika janë përdorur në ngjarje. Akt-ekspertimi zbardh ngjarjen.

 

Të fundit