All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Lala: Pas sulmit, në telefonin e Gert Shehut u gjet vetëm kontakti i nënës

All - Paragraf - 1

Lala: Pas sulmit, në telefonin e Gert Shehut u gjet vetëm kontakti i

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet e Gerti Shehut, i cili goditi kryetarin e PD, Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

All - Paragraf - 3

Në emisionin “Opinion” Lala tha se pas sulmit autori nuk mbante me vete as dokument dhe as celular. Ajo tha se pas kontrolleve, policia ka gjetur në telefonin e tij vetëm kontaktin e nënës së tij dhe nuk ishte asgjë tjetër.

Lidhur me lëvizjet e fundit që ai ka bërë para sulmit, Lala thotë se ngrihen dyshime se sulmi ka qenë i planifikuar.

“Në telefon kishte vetëm numrin e nënës së tij dhe është e vështirë të zbulosh me kë ka komunikuar. Ai nuk mund të ketë zero kontakte. Ka dalë nga banesa dhe ka qëndruar tetë minuta në xhami dhe më pas ka shkuar në protestë.

Nisur nga këto rrethana, mua më bëjnë të mendojnë se kjo nuk është rastësore. Nëse do kishte probleme mendore, do kishte goditur edhe të tjerët në turmë. Nga të dhënat e para janë kontradiktore, ai thotë se ka krijuar një mllef ndaj Berishës për shkak të ngjarjes së Gërdecit për shkak se ka patur një kushëri të punësuar. Më pas ka thënë se është një punë që duhej bërë.”,-tha Lala.

 

Të fundit