Flash News

E-TJERA

"Larg duart nga parku", paralajmërohet protestë kundër kullës prapa Operas

"Larg duart nga parku", paralajmërohet protestë kundër

"Lëvizja Bashkë",  ka paralajmëruar protestë kundër ndërtimit të kullës 58 kate të lartë në Tiranë.

Protesta do të mbahet në lulishten midis "9 Katëshave" dhe Teatrit të Operas dhe Baletit që tashmë është rrethuar dhe pushtuar nga makineritë e rënda.

Njoftimi i Lëvizjes Bashkë:

LARG DUART NGA PARKU!

Mbrojtja e parkut pas Teatrit të Operës dhe Baletit ka nevojë për angazhimin e çdo qytetari të ndershëm në një zinxhir protestash.

Në Tiranën e sotme, të mbytur nga ndërtimet pa kritere urbanistike, zhdukja e një parku është një humbje e madhe për jetën e qytetit dhe shëndetin e qytetarëve.

Ne mund dhe duhet ta zmbrapsim këtë logjikë çnjerëzore.

Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët e Tiranës që sërish nesër (e martë) në orën 18:30 të ngremë zërin në vendin e krimit.

Qytetarët e bashkuar janë më të fortë se pushtetarët e korruptuar!
Takohemi te parku ynë!

Të fundit