Flash News

E-TJERA

“Larg duart nga parku”, protestë kundër ndërtimin të kullës pas TKOB

“Larg duart nga parku”, protestë kundër ndërtimin

Lëvizja Bashkë, e shoqëruar nga disa qytetarë, ka protestuar sot kundër ndërtimin të një pallati në hapësirën e gjelbër te godina e Operës dhe Barletit.

Me sloganin “Larg duart nga parku”, Lëvizja Bashkë ka organizuar këtë protestë. Disa prej protestuesve dhe aktivistëve janë shprehur se këto nisma po vjedhin paratë e qytetarëve.

“Këto janë lekët që 33 vjet nënat e baballarët tona kanë marrë nga 100 mijë lekë pension, kanë vjedhur lekët dhe dinjitetin e tyre. Këtu duan skllevër jo njerëz me dinjitet, se sa më i varfër të jesh i bindesh pushteti, jo shtetit se shteti jemi ne”, tha një prej tyre.

“Pyetja është keni fëmijë, ku do i lini kalamajtë. Janë taksat tona, lekët që paguajmë ne, i kemi paguar ne këto pemë që janë ngritur këtu”, tha një tjetër.

Të fundit