Flash News

E-TJERA

Largohet i ftohti ekstrem, si do të ndryshojë moti ditën e sotme

Largohet i ftohti ekstrem, si do të ndryshojë moti ditën e sotme

Edhe ditën e sotme do të vijojë tërheqja e masave ajrore me origjinë nga poli i veriut, duke sjellë përfundimin e temperaturave ekstremisht të ulëta.

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellimet, ndërsa pasdite vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

 

Të fundit