All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Largohet Çomo dhe Kalo, Manastriliu prezanton anëtarët e rinj të Komitetit Teknik të Ekspertëve

Largohet Çomo dhe Kalo, Manastriliu prezanton anëtarët e rinj
Komiteti Teknik i Ekspertëve
All - Paragraf - 1

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka prezantuar anëtarët e rinj të kësaj strukture.

Dhimitër Kraja do jetë anëtari i ri i Komitetit Teknik i Ekspertëve, pas largimit të mjekes Najada Çomos, pasi kjo e fundit do të kandidojë për deputete. Ndërkohë, Alban Ylli zëvendëson Tritan Kalon. Gjithashtu është shtuar edhe një anëtare e re, Ermira Kola. 

All - Paragraf - 3

"Më lejoni që menjëherë t’ju prezantoj anëtarët e rinj të Komitetit të Ekspertëve të ftuar si kontributorë, duke filluar nga Dhimitër Kraja. Faleminderit për pranimin e ftesës. Kraja ka shërbyer si shef i Infektivit në QSUT deri pak vite më parë, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Ka nisur punë në vitin 1975. Dua të falenderoj profesoreshë Ermira Kolën për pranimin e ftesës. Ka përfunduar studimet në vitin 1985. Profesor Alban Ylli do të jetë anëtar i përhershëm", tha ajo.

Të fundit