Flash News

E-TJERA

Lehtësimi i masave, Greqia hap linjën e tragetit Korfuz-Sarandë

Lehtësimi i masave, Greqia hap linjën e tragetit Korfuz-Sarandë

Një ditë pas hapjes së doganës për linjat e autobusëve Shqipëri-Greqi, sot është hapur dhe lëvizja e udhëtarëve me traget në linjën Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas.

Lajmi konfirmohet përmes një njoftimi të botuar në fletoren zyrtare greke mbrëmjen e djeshme. Gjate ditës së sotme sipas pronarit të tragetit Sarandë-Korfuz, Andrea Qirjako do të informojë udhëtarët për oraret e lëvizjes dhe protokollet të kësaj linje.

Ditën e djeshme u lejuan të kalojnë doganën dhe autobusët për pasagjerët e linjave Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas, me 80% të kapacitetit.

Të fundit