Flash News

E-TJERA

Lejuan ndërtimin e kompleksit prej 5000 m2 në Llixhat e Elbsanit, arrestohen dy inspektorë

Lejuan ndërtimin e kompleksit prej 5000 m2 në Llixhat e Elbsanit,

Në kuadër të aksionit kundër ndërtimeve pa leje, policia ka arrestuar dy punonjës të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan.

Në pranga gjithashtu kanë rënë dhe gjashtë persona të tjerë që ndërtonin pa leje, një objekt me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha, Elbasan.

Dy inspektorët, D. Z., 28 vjeç dhe A. Z. 34 vjeç akuzohen për "shpërdorim detyre", pasi favorizuan ndërtimin e objektit të paligjshëm.

Ndërsa të arrestuarit e tjerë që akuzohen për “ndërtim të paligjshëm" janë punëtorët që po ndërtonin objektin.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim pronari i një hoteli në Llixha, 64-vjeçari me iniciale T. P.  Ky i fundit po ndërtonte dhe kompleksin prej 5 mijë metrash katrorë në zonë të mbrojtur.

Të fundit