Flash News

E-TJERA

Lela: Tani Basha duhet të hedhë karrigen e vet nga dritarja drejt e në Lanë

Lela: Tani Basha duhet të hedhë karrigen e vet nga dritarja drejt e

Gazetari dhe drejtori i Politiko.al Alfred Lela thotë se rezultati i 6 marsit është tregues për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lela tha se tani Bashës i kanë mbetur vetëm 2-3 besnikë dhe nuk është çudi të gjendet para një 8 janari të dytë nëse nuk dorëhiqet.

Lulzim Basha është braktisur edhe nga më besnikët. Të gjithë ata që i dolën kundër, deri para 3 ditësh ishin mbështetësit më të zjarrtë. Kanë mbetur vetëm 3 apo 4 vetë të heshtur, që nuk dihet se çfarë do të thonë. Nuk pritet ndonjë akt i madh prej tij. Dorëheqja është shumë e thjeshtë.

Imagjinoni një 8 janar të dytë, me shumicën e grupit parlamentar që i shkon te selia dhe i thotë “erdhëm ne”, ndërsa ai është brenda vetëm me dy vetë. Karrigen që fluturoi në Durrës tani është e tija, duhet ta hedhë në Lanë nga dritarja”, u shpreh Lela.

Të fundit