Flash News

E-TJERA

Lënë pas mosmarrëveshjet, Arta Dade shfaqet krah Edi dhe Linda Ramës

Lënë pas mosmarrëveshjet, Arta Dade shfaqet krah Edi dhe Linda

Një pritje zyrtare u organizua me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, më përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda.

Ajo që ra në sy është se teksa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka mbante fjalën përshëndetëse, Dade u shfaq krah Linda dhe Edi Ramës.

Kështu, duket se Dade ka hedhur pas historinë e “përplasjeve” në distancë me kryeministrit Edi Rama, ndërsa i ka dalë kundër për shumë çështje.

Ajo është shfaqur edhe në klipin prezantues të historisë së PS në 30 vjetorin e themelimit në 12 qershor.

Të fundit