Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Vinçens Marku
Njohja e njanës prej figurave mâ të rândsishme të kulturës shqiptare, sikursè âshte dhè ajo e At Gjergj Fishtës, nuk mundet me kênë e plotë kurrsesí pa studimin e të gjithë personalitetit të tij dhe pa marrë parasysh të gjithë ndihmesën qi ai ka dhânë për këtë kulturë dhe përtej. Fishta në studimet e deritashme kryesisht âshtperceptue si: poet, publicist, politikan, orator dhe ndoshta si françeskanishqyptar ma në zâ. Përpjekjet për nji vështrim sa më të plotë të këtij personazhi të pazakontë në skenën e botës shqiptare nga fundi i shekullit XIX dhe gjysma e parë e shekullit XX, i cili pati nji ndikim të padiskutueshëm në të gjithë veprimtarinë politike, shoqnore dhe artistike të vendit, duket si nji nismë njimend e zorshme me u përmbushë. Pa ndonji mëdyshje të madhe mundemi me thanë se kjo sipërmarrje nuk ka gjetë ende nji përgjigje të kënaqshme. Për veprimtarinë e tij epistolare janë bâ krejt pak studime. Nga kandvështrimi i rândësisë historike, ma i ploti âsht ai i At PálDodajt tek artikujt: A. GJERGJ FISHTA O. F. M. në korrespondencë me njisivllá të përzemërt dhe A. GJERGJ FISHTA, Deputet në Parlament e udhëtimi i tij per Amerikë[1], në të cilin jepen fragmente letrash me gjatësi të ndryshme, të shkrueme prej Fishtës në italisht qi ia çonte ÁtPalit dhe sivllazenve të vet. Studiues të tjerë, tueperjashtue veprën Estetikë dhe Kritikë (nji Antologji e përgatitun nga Persida Asllani, e cila na sjell disa fragmente të përkthyeme nga ky epistolar, qi lidhen me çashtjen e artit të letërsisë), në rastin ma të mirë të tyne i kalojnë kësaj veprimtarije përreth, por pa u futun në mbrendësi të saj.
Botimi i tashëm nuk mbart në vetvete pretendimin e pathemeltë se në këtë vëllim ka me u sjellë i gjithë letërshkëmbimi i Fishtës, madje as pjesa më e madhe e tij, por vetëm nji pjesë, e quejtun prej nesh si ma e mundshmja dhe ndoshta edhe ma e randsishmja. Pamundsija për të pasë tash per tash, e me gjasë përgjithmonë, botimin e plotë të korrespondencës së autorit buron nga disa faktorë: 1. Humbja përfundimtare e nji pjese të saj, sikurse dëshmohet nga ÁtPali tek studimi i sipërpermendun[2]; 2. Humbja nga sekuestrimet shtetnore të Kuvendit të Françeskanve në Shkodër më 11 dhjetor 1946 e në ditët në vazhdim dhe nga papërgjegjësia e sekuestruesve; 3. Shkatrrimiperfundimtar i letrave nga frika e dërguesve dhe marrësve të tyne, miq të Fishtës, qi rrezikonin burgosjen, pas vitit 1944 deri në vitin 1990, kurse ata qi ishin ma guximtarët duhet t’i kenë ruejtë në ndonjë vend në shtëpitë e tyne si relike të çmueshme, por siç ndodh jo rrallë fatkeqësisht, pasardhësit e tyne, tuj mos kenë në naltësinë e prindëve dhe tuj mos ia ditë vlerën, i kanë mbajtë ose i mbajnë ato vend e pavend, derisa fati apo rastsía të na çojë në zbulimin e tyne. Në këtë rast e mira e lyp qi këto letra t’i dhurohen Provinçjes Françeskane, e cila i ka vu veprat e veta në shërbim të studiuesve; 4. Shkujdesja dhe velja e Fishtës, në moshë të thyeme, ndaj letrave qi Ai i quante të panevojshme edhe per me i lexue, tujkërkueqi të ndizet zjarmi me to[3]; 5. Pamundësia e jonë, për çashtje kohore, per me përkthye, në këtë përvjetor të 80-tëtë kalimit në amshim, të gjitha letrat, qi duhet të jenë, në tanësi, minimumi dy-trefishi i këtyneqi po botojmë. Prandej e quajmë me vend të merremi tashti me nji analizë të këtij epistolari qi po botohet për herë të parë në këtë përmasë.
1. PARAQITJA STRUKTURORE E PËRMBLEDHJES
Përmbledhja, e përbame pre 152 letrash, âshtkonceptue nga ana strukturore e ndame me dy pjesë: I. Fishta letërdërguesi (114) dhe II. Fishta letërmarrsi. Pjesa e parë, qiâsht njëkohësisht edhe ma e madhja, ndahet në dy kapituj të gjatë: 1. Letra në shqip (37) dhe Letra në Italisht (77), ndërsa kapitulli i dytë ndahet në tre nënkapituj: 1. Letra dërgueÁtPálDodajt (71 letra); 2. Letra dërgueÊmzotVinçencPrennushit (2) dhe 3. Letra dërgueauktoriteteve (4). Pjesa e dytë e përmbledhjes Fishta letërmarrsiâshtkonceptue si nji e tanë dhe përbahet prej 38 letrash, qi janë shkrue nga personalitetet ma të përmenduna të kohës: Lamberci, Jokli, Bumçi, Bardhi, Gjeçovi, Konica, Pekmezi, Çabej etj. Letrat janë paraqitë sipas nji rendi kronologjik për çdo ndamje apo nëndamje.
1.1. Hedhja e tekstit në Word
Letrat janë transliterue me përpikmeni, tueruejtë me besnikní tekstin e dorshkrimit, p.sh., në italisht âshtrespektue drejtshkrimi i kohës, ajuto në vend të aiuto, me qëllimin qi lexuesi të takohet vetëm me autorin dhe jo me autorin dhe ndërhyrsin e tij në tekst. Madje kemi ruejtë edhe lapsuset shkrimore. Hedhja e tekstit në Wordâshtpshtetë tek parimi i origjinalitetit të tekstit, domethânë, te shkruemja e çdo germe ashtu sikurse e kemi edhe te teksti dorshkrimor, pa ndërmarrrëasnji ndreqje.
1.2. Paraqitja e faqeve dorshkrimore
Ndërsa për me kuptue se ku fillon dhe mbaron nji faqe dorshkrimore kemi ndjekun paraqitjen e maposhtme: në kllapat katrore mebold me nji numër të brendashkruem, p.sh., [1] apo [12], kemi shënue numrin e faqes dorshkrimore të letrës.
Për humbjet e tekstit kemi ndjekun këtë paraqitje: kllapat katrore pa bold me tri pika të brendashkrueme [...], nënkuptojnë: 1. Palexueshmëninë e germave; 2. Mungesën e nji fragmenti ose 3. Mungesen e nji faqeje ose më shumë. Për çdo rast të tillë âsht dhanë shënimi përkatës.
1.3. Kriteret e përkthimit
Për kapitullin e dytë të pjesës së parë të përmbledhjes, qipërbahet prej 77 letrash të përkthyeme nga italishtja, kemi ndjekur, përmes nji përkthimi filologjiko-estetik, kriterin e ruetjes së stilemave të tekstit të letrave në shqip qi Fishta u dërgon të tjerëve, pra stilemat e letrave të kapitullit të parë të pjesës së parë të përmbledhjes. Tuepasë parasysh edhe evoluimin e gjuhës së Fishtës në rrjedhën e viteve, jemi përpjekë qi letrat e përkthyeme të ruejnë, sipas kronologjisë, po ato stilema të letrave të shkrueme në shqip nga autori në periudhën kohore qiâshtshkrue edhe letra në italisht. Po sjellim më poshtë disa shembuj stilemashqi i përkasin rrafsheve të ndryshme gjuhësore. Per shembull, lidhza kushtore se e italishtes mund të përkthehet në shqip: nëse, n’, në koftë/qoftë se, po të, po kjè/qe se, bâ me kênë se. Fishta përdor, në letrat shqip, më shpesh dhe me denduni të njajtë vetëm: në koftë se dhe po kjè se, por asnjëherë nëse. Më rrallë po të dhe nji ose dy herë bâ me kênë se te Proza I dhe II. Pra shifetkjartë përzgjedhja e Fishtës. E njajtagjâ për Ti abbraccio, qi duhet me e përkthye, në këtë kontekst, Të marr ngrykë dhe jo Të përqafoj apo Të kacarroj apo ndonjë sinonim tjetër, sepse Fishta dy sinonimet e fundit nuk i përdor kurrnjiherë dhe shkruen gjithmonë Të marr ngrykë. Më poshtë po sjellim disa stilema nga ma të përdorunat:
gjithmonë jo gjithnji, përherë
kurrnji më rrallë asnji (po kështu e fjalët e tjera me kurr)
kam me ardhë jo do të vij (pra formën kam + paskajore dhe jo do të)
do me rrallë disa asnjiherë ca,
ndoj më rrallëndonji
tue/tuj Jo duke
posë/perposë jo veç/perveç
porsa jo sapo
Kështu kishim me mujtë me sjellë nji listë të gjatë stilemash edhe në rrafshin fonetik, lidhun me ranien e tingujve përmes apostrofimit. Ajo qi duhet me u nënvizue këtu âsht se kurnji fjalë apo frazë idiomatike nuk âsht përdor gjatë përkthimit, nëse ajo nuk âsht e pranishme te letrat e tij në shqip. Per çdo dyshim i jemi drejtue tekstit të letrave të shkrueme prej tij në shqip, por jo dërguesve të letrave në shqip drejtue Fishtës, sepse kemi vu n’oroe se “drejtshkrimi” i Fishtës nuk âsht i njajtë me atë të të tjerëve, madje edhe me bashkvllaznit.
2. ANA PËRMBAJTËSORE E PËRMBLEDHJES
Lidhun me tematikën e kësaj përmbledhje mundet me u thanë se ajo përbahet prej tri linjave kryesore qi sundojnë të gjithë anën përmbajtësore të letrave. Ato janë: 1. Tema e përpjekjeve për Pamvarsi dhe Njohja ndërkombtare e Shtetit Shqyptar; 2. Tema e artit të letërsisë dhe natyra e tij; 3. Tema e Jetës së Provinçjes Françeskane dhe marrëdhaniet mes sivllazënve. Kto linja përbâjnë edhe temat kryesore të të gjitha letrave të marruna në tanësi. Njana prej tyneâsht së paku tek çdo letër, pra te nji letër kemi të pranishme ose të gjitha temat e sypripërmenduna ose dy prej tyne ose vetëm njanen prej tyne. Duhet theksue se në rrjedhën e kohës prej afer 40 vjetësh secila prej këtyne temave merr njipërparsi të ndryshme. Deri në vitet 20 të shekullit të shkuem duket se përparsi marrin tema e parë dhe e dytë. Pra binomi Fé dhe Atmè, qiâshtedhè motivi kryesor i temës së parë, bahet parim i të jetuemit për Fishtën, por jo më pak i randsishëm për të bahet edhe përpjekja për të emancipue shpirtin e shqiptarit me mjetin e letërsisë dhe me perkthimet e veprave letrare ma të mira evropiane. Ndersa tema e tretë merr terren me ProvinçialatinShqyptar dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme per të kenun, me të përkohshmet e ndryshme, e sidomos me Hyllin e Dritës, votra e zhvillimit dhe e debatit të hapun.
2.1. Tema e Pamvarsisë dhe Njohja ndërkombtare
Kjo temë, qi në vetvete âsht edhe ma delikatja për me u shtjellue, rrahet nga autori në pjesën derrmuese të letrave, sidomos te korrespondenca në italisht me ÁtPalDodajn[4] dhe Át Vinçens Prennushin, në të cilat shqetësimi, madje shpesh ankthi se mos Atmja e tij po coptohej nga fqinjët ose qi ishte e pamujtun me pasënji Atdhe, sikurse e dishron Fishta me bashkvllaznit e tij haset qi në letrat e para të këtij letërshkëmbimi: “Lum ti qi nuk i kékalue të tridhetat dhe endè mundesh me pasë ndijime patetike! sápermue, të tham të verteten, se sod kishe me u perpjekë me i vrá mendime të tilla, në mos tjeter, me nji shishe rakie; sepse kishte me kênënjisoj sikur me lakmue të pamûjtunen: dhe âsht e pamûjtunqi na të mûjmë me pasënjiAtdhésimbas idealit t’onë.”[5] Këtu në fakt kemi ndoshta edhe mëdyshjet e para për sipërmarrjen e tyne si dhe shkallën e naltë të vështirsisëqi paraqet ajo, simbas idealit patriotik qifrymzohet prej Fishtës në veprimtarinë e tij.
Momente të randsishme, mes mjaft prej tyne, janë ato të Konferencës së Paqit në Paris (1919) dhe udhtimi i Fishtës për në Amerikë (1922).
Në Konferencën e Paqit, bashkë me ÊmzotBumçin, kryetar, dhe Luigj Gurakuqin, si pjestarë të DërgatësShqyptare (në fakt Fishta ishte sekretar i saj, madje pergatiti edhe fjalimin e famshëm “Të drejtat e Shqypnisë dhe kufijtë e saj”), mprojti me energji dhe zotsíçashtjenshqyptare. Por në nji letër qi i çon ÁtVinçencPrennushit shprehet me keqardhje si për paaftësinë e dërgataveshqyptare për të dalë me nji mendim dhe njikohësisht edhe papregatitjen intelektuale të pjestarëve të këtyre dërgatave, perposë Z. Luigj Gurakuqi: “Në kjoftë se perjashtohet Gurakuqi, qivetem aj kánji kulturë të pasun, kánji atdhetari të shndoshë dhe nji njohje të gjânëpernjerzt dhe pergjânat e Shqypnís, kurrnji prej antarve të Qeverís, si ajo e mâparshmja si dhe ajo e tashmja, nuk mund thohet se mundet me perfaqsue me dinjitet Shqypnín dhe me mprojtësikursè duhet interesat e saj. Per arsyen se nuk flasin rrjedhshemfrengjishten, un rrallë herë kam kênë i pranishem nder bisedimet e shqyptarve me perfaqsues e delegát të huej; por sá herë qim’âshtparaqitun rasa qi me kênë i pranishem, po të tham të vertetën se m’âsht dashtë me u kuqë [10] prej inferioritetit tonë”[6].
Kurse sa i përket Udhtimit në Amerikë dhe përpjekjeve të tij për me ba të njoftunShqypnin nga Shtetet e Bashkume të Amerikës duket se ia ka mbrrijtë qëllimit, sikurse dëshmon nji letër e Fishtës çuePalDodajt nga Parisi më16-9-22: “Nderkaq, vizita ême në Uashington kápasë si rezultat njohjen e Shqypnís prej Shteteve të Bashkueme të Amerikes. Të gjitha perpjekjet e mâparshme prej Qeveríst’onë dhe “Vatras” nuk kishin pasëkurrnji rezultat. Un ia kam dalë ...”[7]. Njohja e Shqypnisë nga Shtetet e Bashkume ka pasënjirandsi të veçantë, sepse ajo do t’i çilte rrugën edhe njohjeve të tjera të Shtetit Shqyptar dhe me gjasë ka kenë edhe njohja ma vendimtare.
Megjithatë, lypet me theksue këtu se Fishta na përcjell, te letrat e dërgueme si në shqyp ashtu edhe në italisht, rrezikun e madh per humbjen e territoreve shqyptare dhe kërcnimin e tyne vazhdimisht nga fqinjët jugorë dhe veriorë, por gjithashtu nëpërmjet kësaj korrispondence sjell edhe betejën e tij të pandalun dhe të sivllazënve të tij për mprojtjen e shqyptarisë.
Njinëntemë e kësaj linje, qi nuk duhet lanë pa përmendun këtu, âsht edhe lufta e paskrupullt per pushtet dhe perpasunim material të fragmenteve të ndryshme të shtetit dhe të pushtetit, e cila ironizohet dhe stigmatizohet me rrebtësi te satira.
2.2. TEMA E ARTIT TË LETËRSISË DHE E NATYRËS SË TIJ
Gjykimet kritike dhe kundrimet estetike janë të pranishme me shumicë në letrat qi i përkasin periudhës së parë të krijimtarisë së Fishtës deri nga mesi i viteve 20, pastaj ato reduktohen tuj u kthye në shqetësime për të Përkohshmet dhe për reçensionetqi duhet të përgatiten për to. Pikëpamjet estetike të Fishtës përkojnë me estetikën qi përputhet me qëndrimet e rrebta etike të personaltetit të tij, qiâsht mishërim i pashmangshëm i formimit të vet në mjediset ku u rrit dhe u edukue. Formimi letrar dhe njohja e thellë e letërsisë e shtyjnë atë të studjojë gjininë dramatike, i frymzuem nga gjenia e Shekspirit, të cilin e quen “auktor hyjnuer”[8] “Ti e din qi prej tre vjetsh i jam vû studimit të dramatikes, sidomòsmbí Shekspirin”[9]. Ai ka lexue, perposë Shekspirit, edhe Molierin, tujstudiuedramatikën e tyne dhe tuj u pshetë te parimi estetik “me bashkue të dobishmen me knaqsín”[10], qiâsht në fakt parimi i klasikëve dhe i neoklasikëve evropianë.
I bannji përshtypje të jashtzakonshme poeti H. Heine, të cilin kishte dashtë me shumë dëshirë me e imitue dhe me ndjekë mënyrën e tij të shkrimit, veçmas te vepra e tij Gjermania nji përrall dimri, per të cilën shprehet kështu, te letra e datës8-III-1908 çuePálDodajt: “Në ktò ditë kam lexue “Gjermanija” e H. Heine-s. Kúrrmâ parë njiveper letrare nuk më kánjallë tek un ndjenja zilie sá kjo poemë e shkurtë. Âsht e mrekullueshme! Un e perfytyroj si njikokurë të mbushun me zhgjeta të perdoruna prej barbarvet: e tillë âshtironija dhe satira qi e vesh atê prej fillimit dér në fund. Po të dojshe un me imitue dhe me folë, kishe me e marrë per prototip: aq shûm më pelqen dhe aq shûm i afrohet idealit, qi kam pasë gjithmonë persatiren.” Te Fishta dallohet lehtas damari i satirikut, por edhe ndjesia ironike dhe autoironike e artistit-intelektual të gjysmës së parë të shekullit XX, e cila duket se përshkon herë si fill i dukshëm herë si i padukshëm të gjithë korpusin e letrave qi flasin për artin.
Edhe pse tuj e quejtë komedinë si të pamujtunper me u kuptue nga gjithëkush e tuj mos e pa artin e madh ende si pjesë e natyrshme e formimit publik shqiptar, Fishta prapëseprapë âsht i kënaqun nga pritja dhe përjetimi qi ka ngjallë vepra e tij te qytetarët e Shkodrës: “Drama u duertrokitshûm. Duertrokitjet e qytetarvet’onë, âsht e vertetë, nuk janë të tilla sá me e rrit mendsh nji autor, sepse ktû, perposë disa të huejve dhe ndonjishqyptari, si Curani, nuk e kanë idén e artit komik: kishin me duertrokit çdolloj tallje të gaztorvemâshûm se sánji Komedi të Molierit apo të Goldonit ...”[11]âsht e kjartë se ky pasazh diftontashma për kërkesat e tij në rritje lidhun me Komedinë dhe gjininë dramatike, dhe njilloj keqardhjeje për gjendjen kulturore të qytetit.
Por “Drama u duertrokitshûm” kallzon etjen e publikut për vepra të tilla dhe dishirin e tij të zjarrtë për progres dhe zhvillim kombtar. Nga ana estetike ky percaktim tregon empatinë, lidhjen e fortë emocionale të spektatorit me shfaqjen dhe ngadhnjimin e veprës teatrale. Autori gjithashtu kujdeset shumë te letrat për të skjarue edhe tematikën dhe domethaniet e veprave të tij: “Tek “Odiseja” kam dashtë me paraqitë triumfin e lirís, si te “ShenFrançesku” vllaznín dhe te “Kryepremja e Shen Gjonit” [2] barazín në kuptimin e kshtenë.” Kurse te dramiShqyptari i gjytetnuem mban qëndrime estetike dhe kritike ndaj veprës, tuj e quejtë nga nji anë ma të naltë se veprën e Shilerit, mbasi ai kishte shkruenji vepër të ngjashme me të, por tuj e mbajtë si origjinale veprën e vet.
Mbetet i entuziasmue dhe derdh lot nga pritja e mirë e publikut: “Lidhun me veprent’ême të vogël poetike, qi ti thue se e adhuron, pa e dijtëpsén, po të tham, se nuk ia vlen mundin me e studjue. – Vepra âsht origjinale, me gjith se Shilerikáshkruenji të ngjashme, qi titullohet: “Nderim per artet e bukura”. Ideja ême ishte me iu tregueshqyptarverrugen e qytetnimit; kurse, Shilershkruenper me josh njeriun drejt shkencës dhe arteve. Pjesa e dytë e kantatës t’ême dramatike nderthuret në shûm shprehje me vepren e Shilerit; por me gjithketâsht krejt origjinale persá i perketidés. Ket mundem me të thânë, se vepra êmeâshtmâ e naltë se ajo e Shileritpersá i perketidés dhe veprimit.
Sigureqi shfaqja e Besimit te shqyptari, qi digjet per civilizimin, dhe ngjeshja e frazës te motetet dhe te recitativet e pjesës së parë, çon shpirtin e spektatorit shqyptar drejt idealeve të pastra dhe janë të tilla sáqi ta prekin atêfortiter et suaviter; kaq âsht e vertetë, sáqiatêmbrâmje kanë derdh lot prej entuziazmit edhèmyslimantë, të cillt kishin mjaft pak interes per me pá [1] në skenë Fénë me nji Kryq në dorë.”[12] Te ky fragment jepet edhe pëlqimi i veprës së artit, tuj mos ditë psénë, pra shkojmë tek ajo pikpamje estetike, e cila mbron idenë se veprat e artit vetëm mund të shijohen, por âshtpothuejse e pamujtun me zbuluepsénë e plotë, edhe pse shpesh shkolla të ndryshme janë përpjekë dhe përpiqen për të kuptue mahnitjen e artit të madh me mjete racionale, por kjo âshtnji dukuri qi nuk âsht vetëm e tillë. Duket se Fishta âsht në kontakt me të gjitha shkollat e shijes estetike, por parapëlqimi i tij âsht për estetikën klasike qi thekson harmonín, rregullin, proporcionin dhe simetrín e së bukurës. Gjykimet kritike dhe estetike në letrat e Fishtës kanë për të kenë nji mjet i mirë me shpjegue dhe me njoftë ma mirë krejt veprën e tij. Tujqendrue besnik kritereve të njihymjeje, (mbasímbrenda letrave kemi kaq shumë kundrime estetike dhe gjykime kritike, sa nuk do t’i shterrontenjidoktoraturë), po e mbyllim këtu këtë tematikë.
2.3. TEMA E JETËS SË PROVINÇJES FRANÇESKANE DHE MARRËDHANIET MES SIVLLAZËNVE
Në nji pjesë të mirë të letrave të dërguara nga Fishta sivllazënve të vet, në këtë përmbledhje, lidhun me problemet dhe shqetësimet e jetës në Provincën Françeskane në Shkodër sundohen nga nji stil i ambël dhe nji ton i butë dhe dashamirës ndaj secilit prej tyne me nji gjuhë atnore këshilluese dhe orientuese. Këtu shifet se zhguni dhe konopi i fratit janë mbi gjithshka për të. Janë simbol i ekzistencës së tij. Përvujtnia në marrdhanie me superjorët dhe ndigjesa karakterizojnë të gjithë veprimtarinë e tij prej meshtari.
Në nji letër çueÁtPalit ai mban njiqendrim të premë për cilësinë sesi lypej me kenë nji meshtar dhe sesi ai kishte kenë e mira me i ngja priftit të veprës Atala të Shatobrianit: “Kam lexuektò ditë atê gur të çmuem të letersísqiâsht “Atala” e Chateaubriand-it, ku shkrimtari francez me námpershkruen në personazhin e ÁtAubritsherbtuerin e vertetë të Krishtit, qi jeton vetëm me dashunínper Zotin dhe të afermin, se e gjithtrashigimija e tij janë plágt e vulosme në trup prej damtimevet të kohnave ose prej barbarvet indianë dhe qi me jeten e tij të panjollë dhe me forcën e [1] fjales profetike arrin me zbutë bishat njerzore të burgosme në pyjet e pafundme t’Amerikës.”[13]
Këto karakteristika të fratit mishnojnëpërnjimend meshtarin sesi duhet të jetë, por njikohësisht edhe modelin e tij sipas pikëpamjes së Fishtës. Njigja të tillë ai e zbaton në vetë të parë sa herë qi në letra hapet kjo temë, tujba përpjekje të vazhdueshme për me krijue harmoni e dashuri mbrendaProvinçjalatit e tuj dalë ai në krye të punëve të përditshme qi e shqetësojnë atë. Nji meshtar i papritueshëm, edhe pse veprimtaria e tij kalonte kufijtë e Provinçjes, ai kurrnjiherë dhe për asnji arsye nuk la mbasdore, interesat e bashkësisë së fretnve, por i nxiti ato, si për shembull, botimin e veprës së ÁtBernardinPalit, ÁtShtjefenGjeçovit dhe përkthimin e Kanunit në italisht nga ÁtPali. Dijti gjithmonë të harmonizonte interesat e meshtarisë me interesat artistike, politike dhe akademike. Megjithatë shofim se ai, me gjithë veprimtarinë e madhe letrare, publicistike, politike, të gjitha këto të fundit i ka vu në plan të dytë në krahasim me të mirën e Provinçjes.
Te pjesa e dytë e përmbledhjes, Fishta letërmarrësi, dërguesit e letrave kujdesen me shumë mirësi t’i drejtohen atij për veprimtari fetare dhe laike, tuj pa tek ai njipshtetës të besueshëm, p.sh., letra e Pekmezit dishmonper këtë gja. Nji pjesë e letrave merren me vlersimin e tij si Poet Kombtar, tuj i dhanë Pendën e Artë dhe çmime të tjera. Vlerësimet për Lahuten e Malcís dhe për të si poet janë të shumta, p.sh., Êmzot Prof. JulBonatti, me nji letër nga Vlona me 9 Fruer 1938, e vlerson këtë vepër kështu: “Pá kurrfarë lajket do të thohet se Lahuta e Malcísâsht e dêjëm’urreshtue krah në krah me kryeveprat epike mâ në zâ të letersinave të botës të moçme e të kulturës së ré.”; Çabej, me nji letër nga Roma më 29.IV.27, i drejtohet kështu: “Vjershetorit të math Arbëror!” dhe Lamberci shpreson perfundimin e epopesë: “më ka dhânëmueshpresen, se letratyra e botës mbas Lahutes e Malcís ka me marrë si dhântin prej Zotnís Sate njiepopejë popullore, njiMahabharata ose si njiKalevalaShqype. Edhe shpresoj edhe tash, se nuk e keni lânëpoeziën e madhe, por keni me e mbarue.”[14].
Bien në sy këtu, gjithashtu edhe letra të dërgueme nga personalitetet shqiptare ma në za të kohës, si në fushën e politikës ashtu edhe botës së artit e të shkencës: Preng Bibë Doda, Konica, Hugh G. Grant, K. Cipo, Dr. NorbertJokli, EdhemHaxhiademi etj.
Ma në fund studiuesit dhe lexuesit do të kenë në dorë nji korpus domethanës dhe me shumë vlera të korrispondencës së njanit prej personaliteteve ma të njoftuna të botës shqiptare, pra atë të Át Gjergj Fishtës. Kjo gjâ pa dyshim ka me ndikue në rishikimin e figurës së tij nën kandvështrimin e të dhanave të reja dhe ma të plota për studimin e veprës dhe të autorit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38