Flash News

E-TJERA

Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër

Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet

Një 56-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi u kap duke lëvizur i armatosur me armë zjarri dhe një thikë. Operacioni policor, i koduar “Parandalimi”, ka çuar në sekuestrimin e një kallashnikovi, një karikatori me municion luftarak dhe një mjeti prerës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve në fshatin Vrakë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndaluan një automjet të drejtuar nga shtetasi A.C., banues në fshatin Leporosh. Gjatë kontrollit, brenda automjetit u gjetën dhe u sekuestruan armët dhe municionet në cilësinë e provës materiale.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.C., 56 vjeç. Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse armët do të përdoreshin për qëllime kriminale,” thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit.

Ndaj shtetasit A.C. rëndojnë akuzat për “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia bën thirrje për denoncimin e rasteve të ngjashme, duke siguruar qytetarët për angazhimin në parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

Të fundit