Flash News

E-TJERA

Lëvizte me kallashnikov, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër

Lëvizte me kallashnikov, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër

Një 56-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi lëvizte me kallashnikov.

Gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar 56-vjeçarit armën tip kallashnikov dhe një mjet prerës.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh.

Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56-vjeçari lëvizte i armatosur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit