Flash News

E-TJERA

Lewis Hamilton infektohet me Covid-19

Lewis Hamilton infektohet me Covid-19

Lewis Hamilton nuk do të marrë pjesë në garat e fundjavës për Çmimin e Madh të Sakhir këtë fundjavë në Bahrein, pasi doli pozitiv për Covid-19.

Skuadra e tij e Mercedesit tha kampioni i botës në Formula 1 ishte vetëizoluar dhe kishte simptoma të lehta, shkruan CNN.

"Ai është në gjendje të mirë, dhe e gjithë skuadra i dërgon atij urimet e saj më të mira për një shërim të shpejtë," tha Mercedes në një deklaratë.

Sipas Mercedes, Hamilton u testua tre herë javën e kaluar, duke përfshirë në Circuit International Bahrain të dielën, ku ai fitoi Çmimin e Madh të Bahreinit. Ai rezultoi negativ çdo herë.

Britaniku 35-vjeçar u zgjua të hënën në mëngjes me simptoma të lehta dhe u informua se një kontakt nga para mbërritjes së tij në Bahrein kishte rezultuar pozitiv. Ai bëri një provë të mëtejshme rezultati ishte pozitiv.

Muajin e kaluar, fitorja e Hamiltonit në Grand Prix të Turqisë e bëri atë kampion botë për të shtatën herë, i barabartë me Michael Schumacher.

Të fundit