Flash News

E-TJERA

Librat më të mirë të vitit sipas The New York Times 

Librat më të mirë të vitit sipas The New York Times 

A Children’s Bible

By Lydia Millet

Në romanin e fundit të Miletit, një grup fëmijësh dhe prindërit e tyre në moshë mesatare mblidhen për atë verë në një shtëpi fshati në Verilindje të Amerikës.Ndërsa të rriturit kënaqen (pilula, zijafete, liri seksuale), fëmijët, adoleshentët e pakënaqur dhe vëllezërit e motrat e tyre më të vegjël të lënë pas dore, shikojnë me neveri të madhe.Por ajo që fillon si komedi gjeneratash shpejt merr një kthesë më të errët, pasi vijon kolapsi i klimës dhe ngërcet shoqërore.Kaosi që pason nënvizohet nga skenat dhe simbolet e ribotuara nga Bibla - një burrë në një gomone që e fryn mes kallamave, kafshë të shpëtuara nga një përmbytje në pjesën e prapme të një furgoni, një fëmijë i lindur në një grazhd.Me një ton të lehtë të pandërprerë, Millet jep një fabul të mençur për ndryshimin e klimës, duke ngulitur mite themelore me kuptim të ri dhe, më në fund, shpresë.

Deacon King Kong

By James McBride

Një histori misterioze, një roman krimi, një farsë urbane, një portret sociologjik i Brooklyn-it tëfundit të viteve 1960: Romani i McBride është shumërrafshësh. Në qendrënplot jetë të tij është Deacon Cuffy Lambkin, I mbiquajturi Sportcoat, banor veteran i Banesave Sociale Causeway, vejan, besimtar, mëditës gjithfarëpunësh, pijetar artizanalesh dhe, tani, pasi qëlloi në mënyrë të pashpjegueshme veshine një trafikanti lokal drogë, një i kërkuar nga policia. Skenari elastik zgjerohet duke përfshirë ekipet rivale të drogës, një kontrabandist italian, një thesar të varrosur, motratmurgesha dhe gruan e vdekur prej kohësh të Sportcoat, ende ankimtare qëpërtej varrit. McBride, autori i romanit fitues i Çmimit Kombëtar të Librit "The Good Lord Bird " dhe memuarit "Color of Ëater", ndër libra të tjerë, e udhëheq simfoninë e tij antike me ndjenjë të thellë, pa u larguar kurrënga vuajtjet dhe pabarazitë brenda gëzimit.

Hamnet

By Maggie O’Farrell

Një vepër e guximshme e imagjinatës dhe ndjeshmërisë, ky roman i jep mish dhe ndjenjë një misteri historik: si vdekja e djalit 11 vjeçar të Shekspirit, Hamnet, në 1596, mund të ketë formësuar dramën e tij "Hamlet", shkruar disa vjet më vonë. O’Farrell, një romancier i lindur në Irlandë, sjell me gjallëri sensuale botën e qytetit të lindjes së dramaturgut: kundërmimin prej lëkure të re në dyqanin e dorashkave të babait; aromën e mollëve në qilarin ku ai së pari puth Agnes-in, vajzën e fermerit dhe shëruesen e talentuar që bëhet gruaja e tij; dhe, jo më pak e rëndësishmja, shkatërrimi që bie mbi të kur nuk mundet të shpëtojë djalin e saj nga murtaja. Romani është një portret i hidhërimit të patregueshëm i kurorëzuar me shumë bukuri.

Homeland Elegies

By Ayad Akhtar

Në të njëjtën kohë personal dhe politik, romani i dytë i Akhtar mund të lexohet si një koleksion me ese të përsosura, që i japin formë një identiteti prizmatik. Ia fillojmë me Ëalt Ëhitman, me një overturë kumbuese për Amerikën dhe një ëndërr të përkatësisë kombëtare - të cilën narratori e çmonton në kapitujt virtuozë që vijojnë. Joshja dhe shkatërrimi i kapitalit, plagët e 11 shtatorit, pilula e hidhur e refuzimit kulturor: Akhtar nuk tërhiqet nga kritikatpër narrativate më dominuese të vendit. Ai i rikthehet shpesh temës së babait të tij, një emigrant pakistanez dhe mjek i dikurshëmi Donald Trump, duke kërkuar te jeta e tij përgjigjen për një pyetje përvëluese: Çfarë, në fund të fundit, duhet për të qenë amerikan?

The Vanishing Half

By Brit Bennett

Nën sipërfaqen e lëmuar dhe komplotet tërheqëse të romanit të dytë të Bennett, pas shumë të admiruarës "The Mothers", qëndron një meditim provokues mbi mundësitë dhe kufijtë e vetë-përcaktimit. Seksionet e alternuara rrëfejnë fatet e ndara të Stella dhe Desiree, motra binjake nga një qytet i Luizianës së Zezë gjatë Jim Croë, banorët e të cilit krenohen me lëkurën e tyre të zbehtë.Kur Stella vendos të hiqet si e bardhë, jeta e motrave divergon, për tu kryqëzuarsërish papritur, vite më vonë. Bennett e ka ndërtuar romanin e saj me shumë kujdes, duke e mbushur atë me personazhe, duke përfshirë një njeri trans dhe një aktore, të cilat na ftojnë të shqyrtojmë se si identiteti zgjidhet dhe imponohet, dhe shkallën në të cilën "kalimi" mund të përshkruajë një fenomen më të zakonshëm se ne mendojmë.

Hidden Valley Road

By Robert Kolker

Don dhe Mimi Galvin u bënë me fëmijën e parë nga 12 fëmijët e tyre në 1945. Inteligjenca dhe hijeshiaishin të trashëgueshme, por me sa duket edhe sëmundjet mendore: Nga mesi i viteve 1970, gjashtë nga 10 djemtë Galvin kishin rënë pre e skizofrenisë. "Për një familje, skizofrenia është, kryesisht, një përvojë e ndjerë, sikur themeli i familjes të anojë përgjithmonë", shkruan Kolker.Ky tekst është një ushtrim i gazetarisë narrative, por edhe një studim në ndjeshmëri; ai shpalos historitë e vëllezërve dhe motrave Galvin me shumë dhembshuri ndërsa gjurmon përparimet shkencore në trajtimin e sëmundjes.

A Promised Land

By Barack Obama

Kujtimet presidenciale kanë për qëllim të informojnë, të shkatërrojnë reputacione dhe, në një farë mase, të formojnë rrjedhën e historisë dhe Obama nuk bën  përjashtim. Ajo që e veçon atë nga librat e paraardhësve të tij është shkalla e shquar e introspeksionit. Ai e fton lexuesin brenda kokës së tij ndërsa mediton për çështje për jetëa vdekje të sigurisë kombëtare, duke shqyrtuar çdo detaj të vendimmarrjes së tij; ai përshkruan se si është të durosh procesin legjislativ plagosës dhe shpalosidetë e tij mbi reformën e kujdesit shëndetësor dhe krizën ekonomike. Një shkrimtar i thjeshtë, elegant, ai e zbukuron rrëfimin me anekdota familjare të dashura dhe skica të liderëve dhe kolegëve botërorë. "Një Tokë e Premtuar" është i pari nga dy vëllimet - përfundon në 2011 - dhe është po aq soditës dhe i matur sa vetë ish-presidenti.

Shakespeare in a Divided America

By James Shapiro

Në librin e fundit, autori i "Testamenti i Kontestuar: Kush e Shkroi Shekspirin?" dhe "1599: Një vit në jetën e Ëilliam Shakespeare" e ka tejkaluar veten. Ai merr dy hiper-objekte të mëdha kulturore - Shekspirin dhe Amerikën - dhe zbërthen efektet e përplasjes së tyre. Secili kapitull përqendrohet në një vit me një fokus tjetër tematik. Kapitulli i parë, "1833: Miscegenation", sillet rreth John Quincy Adams dhe urrejtjes së tij fiksuese ndaj Desdemonës. Kapitulli i fundit, “2017: E majta | E drejta ”, aty ku Shapiro fluturon me të vërtetë, analizon prodhimin famëkeq të CentralPark “Julius Caesar”. Në këtë pikë është e qartë se tema e vërtetë e librit nuk janë shfaqjet e Shekspirit, por ne, ShBA.

Uncanny Valley

By Anna Wiener

Kujtimet me stil të Wiener-it janë një kronikë letrare e pazakontë e zhgënjimit me botëne teknologjisë. E acaruar me punën e saj si një asistente e nënpaguar në një agjensi letrare në Neë York, Wiener, atëherë në mes të të 20-ave, drejtohet kah Perëndimi, duke dëgjuar thirrjen e sirenës së start up-eve të Bay Area-s ndezur me optimizëm, gjallëri dhe para. Vijojnë një seri punësh aspak shkëlqimtare - në pozicione të ndryshme të mbështetjes së klientit. Por stili modest iËiener-it rezulton të jetë një ndihmues, duke u bërë një pikë e pakrahasueshmenga e cila kontrollohet me kujdes fusha. Rezultati është një ekspozim i vëzhguar në mënyrë skrupuloze dhe i hendekut midis idealizmit publik të një industrie dhe paudhësive të saj të brendshme.

War

By Margaret MacMillan

Ky është një libër i shkurtër, por i pasur, me një temë të thellë. MacMillan argumenton se lufta - përleshja dhe vrasja - është aq e lidhur ngushtë me atë që do të thotë të jesh njerëzor, saqë shikimi i tij si një devijim humbet kuptimin. Lufta ka çuar në shumë katastrofa të mëdha të civilizimit, por edhe në shumë prej arritjeve më të mëdha të civilizimit.Eshtë gjithkund rreth nesh, duke ndikuar në gjithçka që shohim dhe bëjmë; është në kockat tona.MacMillan shkruan me lehtësi mbresëlënëse.Praktikisht, çdo faqe e librit të saj është interesante dhe, megjithë zymtësinë e argumentit të saj, madje argëtuese.

Burimi: https://www.nytimes.com/2020/11/23/books/review/best-books.html

Të fundit