Flash News

E-TJERA

Librazhd/ 53-vjeçari dhunon kamarieren e lokalit

Librazhd/ 53-vjeçari dhunon kamarieren e lokalit

Një 53 vjeçar ka dhunuar për arsye ende të paqarta  një kamariere brenda ambjenteve të një lokali në qytetin e Librazhdit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit T. V., 53 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte kamarieren e këtij lokali, për motive të dobëta”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit