Flash News

E-TJERA

Lidhet kontrata për ndërtimin e teatrit të ri, 19 milionë euro do të kushtojë faza e parë

     
Lidhet kontrata për ndërtimin e teatrit të ri, 19 milionë
 

Dy ditë më parë nisën punimet për ndërtimin e Teatrit të ri, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama morën pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve. Rama u shpreh se teatrit i kishte shpallur luftë që në vitin 1998 kohë kur ishte ministër kulture.

Hapja e punimeve u bë me prezencën e policië, e cila rrehtoi me perimetër sigurie zonën për të shmangur përplasjet pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kishte paralajmëruar protestë. Në po të njëjtën ditë kur nisën punimet, u lidh edhe kontrata për ndërtimin-faza e pare për mbikëqyrjen e ndërtimit të Teatrit.

Sipas formularit të nënshkrimit të kontratës të publikuar në faqen e APP nga ana e Bashkisë së Tiranës, kompania AGI-Kons që është edhe fituese e garës do të përfitojë rreth 19 milionë euro. Shuma përfshin totalin e kontratës me një fond limit prej mbi 1.8 miliardë lekë i cilia ka të shtuar edhe tatimin mbi vlerën e shtuar duke arritur në 2.2 miliardë lekë.

Nga ana tjetër kontrata me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Godina e Teatrit Tiranë – Faza 1” u fitua nga kompania INFRATECH dhe vlera totale e kontratës me gjithë TVSH është 20 milionë lekë ose mbi 173 mijë euro.

Projekti parashikon ndërtimin e një teatri të ri me rreth 8.000 m2 mbi tokë dhe 5.000 m2 nëntokë në 3 nivele.

“Duke qenë një prizëm i thjeshtë, i ngjeshur në qendër të tij, objekti krijon njëkohësisht sheshe publike me pamje nga lindja dhe perëndimi, si dhe një hapësirë të hijezuar, e mbrojtur nga dielli,nga e cila vizitorët hyjnë në ndërtesë.

Pjerrësia e çatisë krijon një tjetër lloj hapësire së cilës i jepet një sfond dramatik nga vetë qyteti. Jo vetëm “zarfi” i ndërtesës është i përcaktuar për performanca, por edhe auditori dhe black box të cilat janë hapësira “tadicionale” kthehen në pjesëmarrëse aktive nëpërmjet marrëdhënies që kanë me fasadën dhe mënyrë sessi ndërveprojnë me kontekstin urban”, thuhet në projekt.

 

Të fundit