Flash News

E-TJERA

Ligji për privatizimin e pronave, Çupi kundër: Antikushtetues, u shërben klientëve të qeverisë

Ligji për privatizimin e pronave, Çupi kundër: Antikushtetues,

Deputetja demokrate Dhurata Çupi është shprehur kundër ligjit për privatizimin e pronave shtetërore.

Çupi kërkoi nga Kuvendi të tërhiqet nga votimi ligji në fjalë duke e konsideruar antikushtetues dhe abuziv. Çupi u shpreh se ligji u shërben klientëve të qeverisë.

“Sot në rendin e ditës është parashikuar për t’u diskutuar e votuar edhe pika 8 “Për privatizimin e pronave shtetërore. Unë jam e bindur që propozuesit, deputetët e PS, nuk kanë asnjë lidhje me këtë propozim. Ky është patjetër një propozim i Qeverisë dhe i Kryeministrit. Ju kërkoj ta tërhiqni nga votimi, ta tërhiqni nga shqyrtimi këtë projektligj, është antikushtetues, është abuziv, është një projektligj i porositur që do të marrë edhe ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur vendit.

Është një projektligj për klientët e qeverisë, për klientët që marrin leje ndërtimi tek Teatri. Pronat shtetërore të Teatrit do t’i jepen privatit për kulla. Është një projektligj që kanë marrë deri tani në bregdet me investime strategjike. Investojuni, zonja Kryetare për ta tërhequr këtë projektligj sot nga rendi i ditës”, deklaroi Çupi.

Të fundit