Flash News

E-TJERA

Lihen në burg tre të dyshuarit për vrasjen e Petrit Ndout

Lihen në burg tre të dyshuarit për vrasjen e Petrit Ndout

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Petrit Ndout.

Andis Vokrri, autori kryesor i dyshuar, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula janë lënë në qeli.

Gjatë seancës, të tre kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje. Andis Vokrri ka pranuar se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal me Ndoun, por ka mohuar të ketë përdorur çekic ndaj tij.

Prokuroria ka kërkuar vendosjen e arrestit në burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe analizimin e pamjeve filmike që lidhen me ngjarjen.

Të fundit