Flash News

E-TJERA

Lihet në burg infermieri që tentoi të vrasë nënën dhe djalin në Shkodër

Lihet në burg infermieri që tentoi të vrasë nënën

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin, Mersin Mlloja nga Kosmaçi i bashkisë Vau Dejës, i cili  mesditën e 16 marsit ka tentuar të vrasë dy shtetas (nënë e bir) duke i përplasur me automjet.

Mësohet se mes Mllojës dhe 60-vjeçares kishte patur më herët një përplasje për motive të dobëta. Mersin Mlloja punonte si infermier ndërsa po ashtu edhe shtetasja Dave Ndoja 60 vjeçe me të cilën ka pasur konfliktin është infermiere në një tjetër qendër shëndetësore në Vau Dejës.

Sakaq avokati mbrojtës i 38-vjeçarit Besmir Kolçe kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” por pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse, prokurori Ledion Teme kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa gjyqtarja Egla Mirashi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në paraburgin 38-vjeçarin Mersin Mlloja.

Të fundit