Flash News

E-TJERA

"Lini grevën, të vij të bisedojmë", gratë naftëtare i përgjigjen Ramës: Na ke prerë në besë, ke dalë garant për kompanitë "offshore"

"Lini grevën, të vij të bisedojmë", gratë
Gratë naftëtare, Edi Rama (djathtas)

Naftëtaret e Ballshit, kanë reaguar sërish pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili në përgjigje të thirrjeve të tyre, përsëriti fjalët "dilni nga greva dhe vij unë për të diskutuar".

Teksa ndodhen në ditën e 14-të të grevës së urisë, gartë greviste i kanë bërë të qartë edhe njëherë kryeministrit se nuk tërhiqen pa marrë zgjidhje problemi i tyre.

Ato shprehen se Rama duhet të caktojë një orë dhe vend që të ulen me përfaqësues të kësaj greve dhe të plotësojë kushtet e tyre.

Më tej ato i kanë bërë thirrje edhe ministres Balluku, teksa theksojnë se përderisa kryeministri ka dalë garant për kompanitë offshore, të dalë garant dhe për naftëtarët.

Rama duhet të caktojë një orë dhe vend që të ulen me përfaqësues të kësaj greve dhe të plotësojë kushtet e tyre. Sipas tyre, Rama i ka prerë në besë naftëtarët, ndërsa sqaruan se kauza e protestës është e pastër.

“E dëgjomë me vëmendje çdo prononcim të kryeministrit. Përderisa ka dalë garant për kompanitë offshore, të dalë garant dhe për naftëtarët.

Duhet të zgjidhet kjo çështje, në nuk dalim që këtu. Njëkohësisht me grevën të ketë negociata. Data, ora dhe vendi. Në momentin që plotësohen kërkesat e naftëtarëve, ne dalim nga greva. Ne kërkojmë zgjidhje të kërkesave.

Nuk bëjmë ultimatume, jam thjesht bija e dikujt, bashkëshorte e dikujt, e nënë e dy vajzave. Kërkoj zgjidhe nga kryeministri dhe nga zonja Balluku. Të vijë ajo.

Dhe ne të dalim të gëzuar që këtu. Kauza e naftëtarëve është më e pastra, hyjnore dhe e pastër si drita e diellit të pranverës. Jemi për bukën e gojës, për kauzë paqësore. S’duam politikë. Duam një zgjidhje, që të çojmë dinjitetin në vend.

Jo, nuk dal nga dera! Nuk dalim nga greva. Na ke prerë në besë! S’kemi më besim”, tha një prej grevisteve.

Të fundit