Flash News

E-TJERA

Liqeni i Komanit mbulohet nga plehrat në kulmin e sezonit turistik

Liqeni i Komanit mbulohet nga plehrat në kulmin e sezonit turistik

Edhe këtë sezon veror, liqeni i Komanit ofron pamje shqetësuese nga ndotja. Siç duket nga fotot e publikuara nga gazetari shkodran Klodian Zhivani, Liqeni i Komanit është mbuluar nga mbeturinat, ndonëse jemi në kulmin e sezonit turistik. 

"Kjo asht pamja qe i ofrojme turisteve ne liqenin e Komanit, vetem 2 jave pas aksionit te “pastrimit” nga dy ministret.

Ndotja dhe plastika jane problem global dhe po i pranojme veshtiresite e parandalimit por si nuk munden 5 bashki (Shkoder,Vau Dejes, Puke, Fushe Arrez, Tropoje) dhe dy ministri, ajo e Infrastruktures dhe e Turizmit, te mos pastrojne mbeturinat ne disa zona te caktume ?

P.S: Me publikimin e fotos dhe videove, detektivat/vezhguesit/spiunet privat, pa rroge, jane gati per te nis screenshot-et:

“Kryetar, ky dashakeqasi i Shkodres, vazhdon te na demtoje imazhin”- shkruan Zhivani në rrjetin social.

Për të pastruar liqenin nga ndotja masive ka pasur ndërhyrje vullnetare, por për shkak të mungesë së pajisjeve përkatëse ata nuk kanë arritur që ta pastrojnë plotësisht. Liqeni i Komanit është krijuar më shumë se 45 vite më parë, teksa preferohet në masë për natyrën e egër që e rrethon.

Të fundit