Flash News

E-TJERA

Lista e deputetëve që votuan pro dhe kundër vettingut, cila ministre e Ramës ‘bojkotoi’ (emrat)

Lista e deputetëve që votuan pro dhe kundër vettingut, cila

Kuvendi votoi dje zgjatjen e afateve për organet e vettingut. Me 118 vota pro, 4 abstenim dhe asnjë kundër, vendimi u miratua.

Kuvendi ka bërë publike listën e plotë të deputetëve që kanë votuar pro dhe kundër. Opozita dhe maxhoranca bashkuan votat për t’i dhënë ‘dritën jeshile’ zgjatjes së vettingut deri në vitin 2024. Ish-kryeministri Sali Berisha me Komisionin e Rithemelimit vendosën të bojkotojnë procesin e votimit, duke mos pranuar as të abstenojnë.

Vihet re se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, nuk ka votuar zgjatjen e mandateve të vettingut.

Përfaqësuesit e LSI-së Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ishin tre nga 4 votat e abstenimit. Përjashtim bëri deputeti i LSI Agron Çela i cili ia dha votën e tij vettingut.

Nuk votuan:
Luan Baçi
Belinda Balluku
Sali Berisha
Luçiano Boçi
Oerd Bylykbashi
Isuf Çelaj
Belind Këlliçi
Sorina Koti
Bujar Leskaj
Flamur Noka
Edmond Spaho
Agron Shehaj
Tritan Shehu
Albana Vokshi

Abstenim:
Monika Kryemadhi
Emilja Koliqi
Petrit Vasili
Erisa Xhixho

Lista e deputetëve që votuan pro dhe kundër vettingut, cila Lista e deputetëve që votuan pro dhe kundër vettingut, cila

Të fundit