Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Listat, analistët shprehen skeptikë për ndryshimet në lista dhe nëpër parti

Në Tiranë, analistë të jetës politike shprehen se kryetarët e partive më të mëdha treguan dje edhe një herë tjetër fuqinë e tyre individuale në hartimin e listave të kandidatëve për deputetë.
Analistët Blendi Ceka dhe Lutfi Dervishi vërejtën se përsëri mbizotëruan parapëlqimet personale të kryetarëve si në përfshirjen ose jo të kandidatëve në listat për kandidatë ashtu edhe renditjen e tyre në zonat më të sigurta.
Të dy formacionet kryesore politike bënë ndryshime të dukshme krahasuar me 4 vjet më parë, por ato dallohen për nga renditja e kandidatëve.
Opozita renditi emrat në bazë të fuqisë elektorale të secilit kandidat, ndërsa socialistët bënë të kundërtën, duke vendosur në fund të listës së sigurt emrat e drejtuesve politikë nëpër qarqe.
Edhe këtë radhë në mesnatë, në minutat e fundit të skadimit të afatit ligjor, dy partitë më të mëdha politike dorëzuan në KQZ listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
“Përshtypja e parë është vonesa. Listat dorëzohen në mesnatë dhe nuk u lihet njerëzve kohë të bëjnë kërkimin e duhur për të parë kush janë kandidatët. Listat sivjet janë me njerëz të njohur dhe me njerëz të panjohur. Do të ishte shumë më mirë që listat të paraqiteshin kohë më parë, në mënyrë që edhe publiku edhe media edhe njerëzit e interesuar të dinin me kë kanë të bëjnë dhe me çfarë kontributesh do të jenë këta njerëz në parlament” - thotë analisti Dervishi, pedagog i gazetarisë.
Analistët pohojnë se kjo është hera e parë për partitë dhe për kandidatët që eksperimentojnë këtë model të listave pjesërisht të hapura.
Por studiuesi Blendi Ceka thotë se partitë dëshmuan se e kanë shumë të vështirë rigjenerimin e thellë, përderisa në pjesën më të madhe të listave partitë erdhën me të njëjtët emra të 20 vjetëve të fundit.
Sipas tij, pjesa më e madhe e deputetëve në parlamentin e ri do të jenë nga ata që kanë qenë aty edhe më parë.
“Për të gjithë partitë 50 për qind e kandidatëve është oferta 20-vjeçare. Nga kjo pikëpamje, rigjenerimi është shumë më i pjesshëm se sa duket. Pjesa kryesore në këto lista është ajo që na u server këto 20 vite. Pjesa më e madhe e listave të gjithë partive e kanë këtë karakteristikë. Kjo tregon se rigjenerimi real i tyre është shumë i vështië” - tha zoti Ceka.
Analistët shprehën habinë për faktin se socialistët i dhuruan kreun e listave emrave të panjohur për politikën, ndërsa demokratët nuk bënë koalicionet e pjesshme zonale dhe nuk ndoqën vendimet e komisionit përzgjedhës.
Figura të njohura socialiste mbetën jashtë listave. Një pjesë e tyre deklaruan vet tërheqjen, ndërsa një pjesë u vendos të lihen jashtë, ndërsa pjesa tjetër u vendosën përtej kufirit mes humbjes dhe fitores. Po ashtu edhe opozita ka zbritur emra të njohur në zonat jo të sigurta të listave, edhe të paktën 11 ish deputetë demokratë u lanë jashtë listës.
Sipas vëzhguesve, këto lëvizje të ndjeshme kanë të bëjnë jo me reformimin e partive por me autoritarizmin e kryetarëve.
“Listat janë konfirmimi i fuqisë së kryetarëve të partive politike, që vendosin në mesnatë se cili do të vazhdojë karrierën politike dhe cili jo, cilit do t’i ndërpritet karriera politike dhe cili do ta nisë atë. Në një farë mënyre, kryetarët e partive politike janë sulltanët e këtij mjedisi, të cilët vendosin se cili do të jetë në Kuvend dhe cili jo” - tha zoti Dervishi.
Studiuesit shprehën habinë se si në renditjen e socialistëve janë zbritur shumë poshtë në lista kandidatë, që kanë drejtuar reformat më të rëndësishme si Fatmir Xhafa i reformës në drejtësi dhe në krye të listave erdhën emra tërësisht të rinj dhe pa një lidhje direkte me politikën.
Ndërsa listat e opozitës u ndikuan shumë nga futja e emrave të aleatëve prej partive të vogla.
Analistët pohojnë se në këto zgjedhje përbëjnë lajm politikanët me integritet, që u larguan me dëshirë apo pa dëshirë, dhe jo të rinjtë e sapoardhur.
“Unë nuk besoj që do të kemi shumë surpriza. Qeveria e re, cilado që do të jetë, do të ballafaqohet me një Shqipëri të re, në kuptimin që pritshmëritë e qytetarëve janë shumë më të larta se sa në momentin zgjedhor që ne shikojmë. Cilado qeveria që do të vijë do ta ketë shumë të vështirë menaxhimin e vendit në raport me pritshmëritë e rritura të qytetarëve” - tha zoti Ceka.
Mësimi i madh për të gjithë palët është, sipas analistëve, se parlamenti nuk lihet bosh dhe duhet të jetë arenë debati.
Këtë vit do të bëhen bashkë, thonë ata, pjesa e zgjeruar me politikanë shumëvjeçarë dhe pjesa tjetër me deputetë rishtarë pa përvojë, që pritet çfarë do të artikulojnë konkretisht, në dobi të qytetarëve apo në dobi të kryetarëve. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38