Flash News

E-TJERA

Listat e PD/ Vendoset data dhe trupa gjykuese për ankimimin e PS-së për vendimin e KAS

Listat e PD/ Vendoset data dhe trupa gjykuese për ankimimin e PS-së

Më 31 Mars në orën 11:00 Kolegji Zgjedhor do të zhvillojë për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste kundër vendimit të KAS për listat e koalicionit "Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim".

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Alma Kolgjoka, relatore, Asim Vokshi, Esmeralda Xhiri, Gentian Medja dhe Manjola Xhaxho, anëtarë.

Pak ditë mëparë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë vendimin e KQZ-së, i cili kishte vendosur të hiqte 78 kandidatët të koalicionit opozitar, duke i konsideronte të tepërt dhe thyerje të rregullores së Kodit Zgjedhor.

Ky vendimi i KAS u ankimua në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Socialiste me argumentin se numri i lartë i listës së kandidatëve sjell problematikë thelbësore në fletën e votimit dhe përbën cenim të votës së parapëlqyer pasi kandidatët që do të jenë në pjesën e dytë të listës iu bëhet e pamundur të kapin herësin ose 10 000 vota për t’u zgjedhur në Kuvend. Si dhe, PS thekson se numri i kandidatëve që duhet të përmbajë lista është përcaktuar në Urdhrin e botuar nga Kryekomisioneri në faqen zyrtare të twitter me datë 08.03.2021. në këtë kuptim koalicioni nuk i është përmbajtur urdhrave ligjor të KQZ.

Të fundit