Flash News

E-TJERA

Listat/ Meta: Autorët e dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës janë kandidatë për deputet

Listat/ Meta: Autorët e dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës

Presidenti Ilir Meta ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një interviste në TV Apollon, Meta është ndalur te listat e PS, për të cilat tha se nëse do kishte patur Reformë në Drejtësi, autorët e dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës sot nuk do ishin kandidatë për deputet

“Nese do kishim patur Reforme dhe jo Ramaforme ne Drejtesi, autoret e dosjeve te Shijakut dhe te Dibres nuk do te ishin sot kandidate per deputete ne Vlore, ne Tirane, ne Durres apo edhe ne Diber”, tha presidenti, i cili shtoi se “Keto nuk jane zgjedhje te rendesishme per 4 vitet por per 100 vitet qe vijne dhe kjo duhet te kuptohet qarte nga te gjithe. Asnje qytetar nuk ka te drejte neser te ankohet per Qeverine dhe per Parlamentin ne rast se nuk shkon ne votime per te zgjedhur dhe per te ndeshkuar kedo qe i ka genjyer, kedo qe i ben presion apo tenton t'i bleje voten.

Nuk pres te kemi zgjedhje te standardeve daneze ne nje vend ku qeveria prish Marreveshjen e 5 Qershorit dhe ndryshon Kushtetuten me nje Kuvend qe te gjithe shqiptaret e dine se cfare perfaqeson”.

Të fundit