Flash News

E-TJERA

Lobimi rus, Ndoka: Basha mik i Putinit, u shpall ‘non-grata’

Lobimi rus, Ndoka: Basha mik i Putinit, u shpall ‘non-grata’

Çështja e lobimit rus që implikon Lulzim Bashën në financimet e Putinit për parti politike dhe kandidatë, u risoll sërish në vëmendje pas deklaratës së një zyrtari amerikan.

Ish-deputeti Nard Ndoka tha për RTV Ora se Lulzim Basha si një mik i Vladimir Putinit u shpall ‘non-grata’, teksa iu referua deklaratës së zyrtarit amerikan. Lidhur me situatën politike në vend, Ndoka u shpreh se Berisha dhe Meta janë dy politikanë që merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin, dhe që pritet të ketë një opozitë e riformatuar.

“Do të kemi një opozitë të fuqishme të riformatuar. Nuk shoh problem mes Berishës dhe Metës. Janë dy politikanë që merren vesh edhe në distancë pa u takuar fare. Berishën e PD-në e shoh të çliruar nga pengesat që ka. Nuk është fare pengesë ‘nongrata”, është zhvlerësuar deri në atë masë,  tani po na del dhe Basha “Non grata”, mik i Putinit. Zoti është i madh. Vërtet turbullohen disa ujra, koha vetë i qartëson. Ky është lajm i mirë sepse vendi ka nevojë për një opozitë të fortë, institucionale dhe të japë alternativën”, tha Ndoka.

Të fundit