Flash News

E-TJERA

Lorik Cana nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit Skënderbeut”

Lorik Cana nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është nderuar me titullin prestigjioz “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Vlerësimi për Canën u bë gjatë Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë, në një ceremoni ku u nderuan personalitete me kontribut të veçantë në diasporë dhe përfaqësimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Pas dekorimit, Cana u shfaq i emocionuar, duke theksuar se këtë vlerësim nuk e konsideron vetëm personal, por si një nder që i përket familjes së tij dhe rrënjëve të tij.

“Unë sot nuk e pranoj vetëm në emrin tim, por në emrin e familjes sime, babait tim Agimit, gjyshërve, dhe gjithë atyre që kanë qenë pjesë e historisë sonë,” u shpreh ai.

Ai theksoi gjithashtu rrugëtimin e shqiptarëve të Kosovës dhe diasporës, duke kujtuar emigrimin dhe përpjekjet për të ruajtur identitetin dhe për të përfaqësuar denjësisht shqiptarët në botë.

Të fundit